fbpx

Shilegov: VMRO DPMNE ka 63 objekte nëpër lokacione të ndryshme

-

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp theksoi se kryeministri Nikolla Gruevski ka frikë nga largimi i postit të kryeministrit.

“Nikolla Gruevski e ka të qartë se kriminaliteti i tij, korrupsioni i tij dhe vjedhja zgjedhore që e ka kryer, nuk do të kalojnë pa dënim. Sot opinioni do të merr edhe një dëshmi pse Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE po e shkelin Marrëveshjen e Përzhinos dhe me çdo kusht tentojnë të pamundësojnë normalizimin e institucioneve dhe kthimin e shtetit normal” deklaroi Shilegov.

Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti, partia e VMRO DPMNE-së ka blerë pronë të madhe nëpër Maqedoni.

“Madje 63 objekte në lokacione të ndryshme, prej 12 mijë metër katrorë, pjesa dërmuese në Shkup.  Duket qartë se derisa vidhet shteti, është pasuruar jo vetëm familja por edhe partia. Sa kushton prona në përgjithësi e VMRO DPMNE-së, duke ditur që për 2014-ën, të ardhurat ishin gati 4 milion euro. Është e qartë se derisa është vjedhur shteti, nuk është pasuruar vetëm familja, por edhe partia. Sa kushton prona e përgjithshme e VMRO DPMNE, pyeti Shilegov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.