fbpx

Mblidhet ndihma e Shkupit për Nepalin

-

Në rrjedhë e sipër është takimi i shërbimeve të Qytetit të Shkupit, në të cilin po merren vesh ndihmat eventuale që qyteti në shenjë solidariteti do t’ia dërgoj Nepalit i cili të shtunën është goditur nga një tërmet i madh dhe ku jetën kanë humbur mbi 3000 persona, konfirmoi për “Meta” zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Nedelço Krstevski.

Ai nuk dha më shumë detaje për atë se si, kur dhe çfarë lloj të ndihmës do të dorëzoj qyteti.

“Takimi ku shërbimet bisedojnë për këtë çështje është në vijim e sipër dhe kur do të kemi konkludime përfundimtare, do t’i njoftojmë” tha Krstevski.

Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupi u godit nga një tërmet katastrofal, ku jetën e humbën mbi 1000 persona ndërsa mbi 3000 ishin të lënduar.

Tragjedia e Shkupit mobilizoi shtetet nga e tërë bota, të cilat u solidarizuan me banorët e Shkupit dhe në mënyrë joegoiste ndihmuan në tejkalimin e pasojave nga kjo tragjedi.

Në ndërkohë, gjegjësisht pas publikimit të tekstit të “Meta-s” nga Qyteti i Shkupit informuan se kryetari Koce Trajanovski në seancën e radhës “do t’i propozoj Këshillit të qytetit të miratoj vendim për dërgimin e ndihmës në para në vlerë prej 1 milion denarë, pas tërmetit të madh që goditi Nepalin javën e kaluar”.

Në njoftim shtohet se kryetari Trajanovski ka dërguar telegram ngushëllimi për viktimat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.