fbpx

Referendumi dështoi, por Zhernovski nuk dorëzohet nga QTQ

-

Dështoi referendumi në komunën e Qendrës për pamjen e Qendrës tregtare të qytetit. Sipas të dhënave të kryetarit Andrej Zhernovski, rreth 40% prej 43.560 votuesve të regjistruar kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë, që është për 10% më pak se censusi i nevojshëm që referendumi të jetë i suksesshëm.

Zhernovski sot në konferencën e shtypit i falënderoi banorët e Qendrës që dolën në referendum dhe votuan për shpëtimin e QTQ-së dhe shtoi se lufta do të vazhdoj sepse kjo është fitorja më e madhe e komunës.

Kryetari tha se gjatë ditës sërish ka pasur presione ndaj qytetarëve, por se 95% e atyre që kanë votuar janë deklaruar kundër stilit barok për Qendrën tregtare.

“Mbi 95% e atyre që kanë votuar janë deklaruar për ruajtjen e autenticitetit të QTQ-së. Kjo do të thotë se asnjë pushtet nuk guxon ta prek QTQ-në, tha Zhernovski duke shtuar se ky është hapi i parë drejt kthimit të pushtetit në duart e votuesve.

Asociacion civil MOST konfirmon se deri orën 19, 40,48 përqind prej votuesve të regjistruar kanë votuar, prej të cilëve 16.807 ose 96,28 përqind kanë votuar për “PO” ndërsa 649 ose3,72% kanë votuar KUNDËR”.

Nga MOST theksojnë se ka pasur parregullsi gjatë votimit si dhe presione të caktuara ndaj qytetarëve që mos të dalin në votim.

“Edhe pse publikisht nuk kishte fushatë për bojkot të referendumit, duke pasur parasysh rëndësinë e jehonës së votuesve që referendumi të jetë i suksesshëm, kishte njoftime se po bëhen presione ndaj votuesve që mos të dalin në votim ndërsa vazhdimisht kishte shkatërrim të materialet propagandues”, thuhet në njoftimin e MOST, ku gjithashtu thuhet se kah fundi i ditës janë vërejtur persona që kanë kryer evidentimin e votuesve.

Asociacioni civil njëkohësisht thotë se problemet me listën zgjedhore hedhin hije rregullsisë së referendumit.

“Fakti që lista zgjedhore ende nuk është verifikuar dhe pastruar, si dhe informacioni se në komunën Qendër ekzistojnë adresa ku janë regjistruar disa dhjetëra votues mund të krijoj hapësirë për nivel të caktuar të dyshimit në rezultatet e daljes së qytetarëve, thuhet në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.