OJQ-ja “Civil” është e revoltuar nga mënyra se si servisi publik TVM dhe disa mediumeve të caktuara private mbulojnë referendumin në Komunën Qendër për pamjen e QTQ-së.

“Me zhgënjim mund të konstatojmë se një pjesë e madhe e mediumeve private që janë nën kontroll të pushtetit, tërësisht injorojnë referendumin. Nëse kjo mund të shpjegohet me qëndrimin e pushtetit, që është negativ në raport me këtë referendum dhe zbatimin e tij, mënyrën me të cilën TVM bojkoton referendumin është tërësisht i papranueshëm. Vërejtëm se servisi publik TVM nuk po e realizon as sot, në ditën e votimit të referendumit rolin e vet, e dhënë me ligjet dhe statutin e TVM-së”, thuhet në njoftimin e “Civil”.

Organizata joqeveritare thotë se zbatimi i referendumit zhvillohet në atmosferë relativisht të qetë, por se vërehen probleme të shumtë me listën zgjedhore, me çka votuesve iu shkurtohet e drejta për votë.

“Shumë votues hoqën dorë nga votim për shkak të labirintit në të cilin gjenden, sepse nuk mund të gjenden në listë. Gjithashtu, vëzhguesit e CIVIL kanë detektuar parregullsi tjera gjatë votimit. Shumë qytetarë kanë paraqitur defekt nëpër ashensorë në më shumë adresa në Kapishtec në rrugën “Ilinden” dhe bulevardi “Koço Racin”. Në një adresë në bulevard “Ilinden” qasej deri tek ashensori ka pasur vetëm kryetari i këshillit shtëpiak. Janë vërejtur disa raste të qytetarëve që janë fshirë nga lista zgjedhore gjegjësisht nuk janë regjistruar, edhe pse me rregull është paraqitur ndryshimi i adresës së jetesës në komunën Qendër. Kjo ishte rasti me një qytetare në vendvotimin e bashkësisë lokale Bote Botevski nr. 2838. Është drejtuar në Komisionin komunal zgjedhor me ankesë, ku i janë përgjigjur se ata s’mund të bëjnë asgjë”, thonë nga “Civil”, duke shtuar se sipas ankesave të qytetarëve dhe qytetareve, po përhapen dezinformata dhe po bëhen presione përmes telefonit, me qëllim që të pengohet dalja e njerëzve në votim.