fbpx

LSDM: Lutjet e Gruevskit deri tek qytetarët janë dëshmi për pashpresën e tij

-

Nikolla Gruevski, pas 9 viteve masakrim të shtetit juridik, ekonomisë, demokracisë të cilën e ka shndërruar në regjim, sot doli para qytetarëve të lut për mundësi të re, për “testin e ri” para të cilit është gjetur- qëndron në reagimin e LSDM-së opozitare pas mbledhjes popullore të partisë qeveritare të VMRO DPMNE-së në Manastir.

Sipas LSDM-së, fjalimi i Gruevskit është dëshmi për pashpresën e tij për shkak të së cilës mori nismë ta kthejë Maqedoninë.

“Ka fituar përvojë, thotë. Sikur të dyshoj dikush në këtë. Dëgjuam si me shkathtësi ka blerë parcela përmes kanaleve të ndryshme, si i prekur për t’i mbuluar, si ka mashtruar bashkëpartiakët e tij që të protestojnë për t’ia mbrojtur paratë, si ka mësuar të përdor dinamit që të ngrejë në ajër objekte të kundërshtarëve të tij, si ka kurdisur oponent politik në burg, si ka vendosur prokurorë dhe gjykatës për t’i mbrojtur interesat e familjes së tij, si ka manipuluar me fatet e njerëzve. Ka përgjuar, ndjekur, është mësuar që tërë të keqen ta shikoj si në sehire, është kënaqur me skenat e poshtra që i ka menaxhuar përmes mediumeve nën kontrollin e tij”, qëndron në reagim.

Nga partia theksojnë se skenarët e Nikolla Gruevskit dhe grupi i ngushtë rreth tij janë zbuluar dhe e ftuan të mos mendoj të kalkuloj për qëllime personale, siç edhe tregon prirje për këtë.

Erdhi momenti për t’u ballafaquar me realitetin. Gruevski nuk mund të shpresoj në notë kaluese”, qëndron në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.