fbpx

LSDM: Drejtorët të emërohen sipas aftësisë profesionale, e jo në bazë familjare dhe partiake

-

Organizata komunale e LSDM- ës nga Ohri kërkoi nga  prefekti i Komunës Nikolla Bakraçevski, drejtorët dhe udhëheqësit e sektorëve t’i emërojë sipas aftësisë profesionale dhe shkollore, dhe jo sipas lidhjeve familjare dhe partiake. “Sepse, as bora nuk do ta mbulojë turpin përpara banorëve të Ohrit dhe turistëve të shumtë të cilët qëndrojnë në këtë qytet për festat e fundvitit. Vetëm 25 cm borë mjaftonin që ta zbulojnë paaftësinë e plotë të shërbimeve komunale, që të merreshin me problemet reale të qytetarëve”, reagojnë nga LSDM. “Të reshurat e borës nga fundi i Dhjetorit për pushtetin lokal të Ohrit ishin fatkeqësi elementare me dimensione të mëdha, kështu që i befasoj! Turistët mezi arritën deri tek hotelet, të zhgënjyer dhe të befasuar nga situata nëpër rrugët e qytetit. Asnjëherë mospastrimi i borës nga rrugët e qytetit nuk ka qen në këtë mënyrë katastrofale. Asnjëherë pjesa e vjetër e qytetit nuk ka qen në këtë mënyrë e mbyllur disa ditë me radhë, vërejnë nga dega e LSDM ës në Ohër. Problemi themelorë është paaftësia dhe joprofesionalizmi i kuadrit komunal, potencojnë nga LSDM, sepse punëtorët që i kryejnë punët lokale janë profesionistë, ata janë të njëjtit. “ Vallë dhe gjatë festave të Krishtlindjes “qytetarët e Ohrit do ti vrasi turpi i huaj? Vallë Kryetari i Komunës Bakraçevski do ti pranojë gabimet e bëra gjatë zgjedhjes së kuadrove, dhe vallë do të filloi që ti vendos drejtorët sipas profesionalizmit dhe diturisë, dhe jo sipas përkatësisë familjare dhe partiake, pyesin nga LSDM-ja.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.