fbpx

Rreziku nga dezinformatat është pjesë e sfidës së raportimit në rajonin e Ballkanit

-

Në vlugun e përhapjes së dezinformatave, gazetarët në Kosovë pohojnë se sfidat për raportim për ngjarjet në rajon janë gjithnjë e më të mëdha, shkruan Meta.mk.

Profesionistët në terren pohojnë se mediat që nuk kanë prani në terren në të gjithë Ballkanin duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë filtrimit të informacioneve që ata i publikojnë në formë të lajmeve, por gjithashtu të jenë të kujdesshëm me mediat nga të cilat i marrin lajmet.

Serbeze Haxhiaj
Serbeze Haxhiaj

Gazetarja investigative, fituese e shumë çmimeve, Serbeze Haxhiaj, e cila punon si redaktore në Shërbimin e radiodifuzerit publik të Kosovës, por edhe si raportuese për Rrjetin ballkanik të raportimit Investigativ (BIRN), thotë se ngjarjet në rajon janë me interes të madh për të.

Megjithatë, zyrat rajonale të BIRN, siç thotë ajo, janë të dobishme për të siguruar informacione dhe kontekste të sakta për lajme dhe kërkime, por sfidat ekzistojnë ende.

“Megjithatë, kjo shumë shpesh nuk ndihmon për shkak të situatës së përgjithshme në fushën e mediave dhe luftës për informacionin e duhur në kohën e duhur. Është vërtetuar gjithashtu se mekanizmat që duhet të ndihmojnë në marrjen e këtij informacioni, siç është Ligji për qasje te të dhënat publike ose Avokati i Popullit, janë joefikase në përmirësimin e situatës”, thotë ajo.

Haxhiaj e thekson rolin që e luajnë media të cilat i shërbejnë ndonjë “agjende” dhe luajnë në nisjen dhe përhapjen e propagandës.

“Burimi kryesor i lajmeve të rreme ose propagandës janë kryesisht media të lidhura me grupet në pushtet por edhe me opozitën. Disa prej tyre janë të lidhur edhe me grupe me ndikim që zakonisht mbizotërojnë në skenën e mediave”, pohon ajo.

Gazetarja e kritikon mënyrën se si media funksionojnë në përgjithësi dhe ajo thotë që ato janë “biznese joformale që kanë në dispozicion shuma milionëshe të pakontrolluara”.

Ajo që mungon, sipas Haxhiaj, në sferën e mediave janë analiza serioze të ngjarjeve shoqërore, politike dhe sociale.

“Publikut i servohen kryesisht lajme sipërfaqësore dhe të pa verifikuara, ndërsa zhvillimi teknologjik dhe shtimi i numrit të mediave në internet i shtyjnë mediat drejt kulturës së tabloideve dhe e zvogëlojnë numrin e hetimeve të mirëfillta që japin fotografi të plotë”, konkludon Haxhiaj.

Për momentin, në Kosovë ende nuk dihet numri i saktë i mediave të regjistruara, veçanërisht portalet e lajmeve në internet.

“RTV 21” është një nga tre televizionet që shfrytëzojnë frekuencë kombëtare, duke përfshirë “KTV” dhe radiodifuzerin publik “RTK”, i cili ka një degë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Durim Nitaj
Durim Nitaj

Raportimi televiziv për çështje rajonale shton një shtresë tjetër të vështirësisë, mendon Durim Nitaj, korrespodent për RTV 21.

Ai thotë se RTV 21 në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet ndihmë të jashtëzakonshme për e mbulim më të gjerë të Ballkanit për publikun e Kosovës.

“Është shumë e vështirë kur duhet të përballesh me lajmet nga rajoni dhe nuk ke njerëz në terren. Është edhe më e vështirë kur nuk ka bashkëpunim me media të besueshme në një vend të caktuar”, thotë Nitaj.

Ai thekson se kjo i detyron gazetarët të bëjnë analiza krahasuese të raporteve të ndryshme nga media të ndryshme në rajon.

“Rreziku nga lajmet e rreme është gjithmonë i pranishëm. Presioni për të qenë të parët që do të raportoni shpesh rezulton me përhapje të lajmeve të rreme ose me shpërndarje të informacioneve gjysmë të sakta. Kjo ndodh nëse mbështeteni në media të dyshimta ose nuk keni burime të besueshme për lajmet e reja”, pohon ai.

Lufta profesionale kundër “lajmeve të rreme”

Përveç që shpesh përdoren nga politikanët, misioni i të cilëve ndonjëherë është të diskreditohen mediat, në terren kundër lajmeve të rreme luftojnë edhe ekspertë.

Faton Ismaili
Faton Ismaili

Faton Ismaili, asistent në Departamentin e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” e thekson rëndësinë e trajnimit të gazetarëve dhe redaktorëve se si të luftojnë kundër dezinformatave.

Ai thekson se rreziku i dezinformimit rritet kur raportohet për tema të ndjeshme në Ballkan.

Ismaili i këshillon mediat t’i trajnojnë punonjësit e tyre për të identifikuar informacionin e rremë.

“Për të eliminuar përhapjen e lajmeve të rremë, gazetarët duhet të kenë trajnime plotësuese dhe edukohen që të mos bëhen viktima të këtij lloji të informatave. Përveç trajnimeve për gazetarët, mediat duhet të intensifikojë kujdesin e tyre edhe në filtrat tjerë, siç është ekipi i redaktuesve që do të bënin filtrimin e lajmeve dhe të mos publikohen lajme që nuk i përmbajnë burimet e duhura”, përfundon ai.

Mediat profesionale në Kosovë po përpiqen gjithashtu të dallohen nga portalet e lajmeve në internet, të cilat publikojnë lajme të paverifikuara dhe shpesh të rreme.

KALLXO.com, onlajn medium investigativ (i themeluar nga BIRN dhe InternewsKosova) ka hapur një pjesë për kontroll të fakteve të quajtur “KRYPOMETRI”, në të cilën, përveç deklaratave publike, “matet” edhe realiteti i raporteve të mediave.

Në artikujt e tyre, ata citojnë media që transmetojnë lajme për zjarre të rreme ose viktima të rreme, si dhe dezinformata për raste të ndryshme gjyqësore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.