fbpx

Gripi po merr hov të madh: Klasat përgjysmë, ordinancat plotë

-

Deri më tani janë paraqitur 2.825 raste me sëmundje të ngjashme me grip, që është rritje për 76,6% krahasuar me javën e kaluar, informojnë nga Instituti për shëndet publik. Në krahasim me numrin e pacientëve të paraqitur vitin e kaluar, këtë vit numri është për dy herë më i madh.

Dr. Angellço Andonovski, drejtori i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, thotë që në spital për momentin janë hospitalizuar gjithsej 76 fëmijë dhe 54 nëna, mirëpo thekson që nuk ka vend për panik, njofton Meta.mk.

“Gjithë kjo është e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Kështu është për shkak se dallimet në temperaturë janë jonormale, gjatë ditës koha është e ngrohtë, kurse në mbrëmje temperaturat bien, e krejt kjo e kombinuar me komunikimin e ndërsjellë të fëmijëve çon në influencë (grip). Për dallim nga periudhat e mëhershme, tek disa fëmijë shfaqet temperaturë më e lartë trupore, kurse tek disa jo. Virusi shoqërohet me kollitje. Ka hapësirë për kujdes vetëm tek fëmijët më të vegjël, të cilët zhvillojnë rezultate të pneumonisë. Temperatura e rritur trupore zgjatë nga gjashtë deri në nëntë ditë dhe pastaj kalon. Jepet ilaç për temperaturë, kurse shumë është me rëndësi edhe fëmijët të hanë dhe të pinë, që të mos dehidrojnë. Virusi nuk mjekohet me antibiotik, përveç tek fëmijët më të vegjël të cilët hynë nga viroza në bakteriozë. Apeloj që prindërit së pari t’i çojnë fëmijët te mjeku amë, i cili pasi t’i bën të gjitha kontrollet, do të vlerësojë nëse fëmija ka nevojë për mjekim spitalor”, thotë d-r. Andonovski.

Për momentin në spital ka 76 fëmijë nga të cilët shtatë janë me influencë të izoluar A ose influencë B të izoluar. Fëmijët tjerë janë me obstruksione, pneumoni dhe laringit. Ky institucion ka kapacitet prej 90 shtretër. Në spital ditor ka 25 pacientë, kurse gjatë një dite bëhen nga 200 kontrolle të pacientëve.

Dr. Vesna Stojanova Atanasovska, pediatre amë thotë që gjatë një turni kontrollon nga 70 pacientë nga të cilët pothuaj të gjithë janë me simptome gripi.

“Kjo pritej duke pasur parasysh kohën e ndryshueshme. Kam pritur që kjo të jetë periudhë kur vjen kulmi i paraqitjes së viruseve dhe e gripit. Te disa fëmijë nuk ka shumë simptome përveç temperaturë dhe plogështi, mirëpo 80% e fëmijëve përveç temperaturës e cila dominon, përfundon me kollitje e cila kalon në laringit dhe pneumoni. Krahas kontrolleve u jap infuzione dhe injeksione dhe nuk i dërgoj me çdo kusht në mjekim spitalor. Ajo që dallon nga vitet tjera, është që ky virus shkon me temperaturë shumë të lartë e cila nuk zbritet me ilaç për temperaturë, e pastaj zhvillohet pneumoni. Personalisht mendoj që duhet të shpallet epidemi, duke pasur parasysh atë që shkollat janë të zbrazura. Në një klasë në shkollë në Karposh, prej 28 fëmijëve, në mësim shkojnë vetëm shtatë”, thotë dr. Atanasovska.

Në rrjetet sociale, nënat shkruajnë që ka klasa në të cilat prej 30 nxënësve, në orë të mësimi të pranishëm janë nga pesë deri 10.

“Paralelet janë përgjysmuar, fëmijët qajnë shkaku i kokëdhimbjeve të forta dhe temperaturave të larta. Duhet të dalin në pushim të detyruar që të mos del situata nga kontrolli”, shkruan një nënë.

Në fqinjësi, Serbi, epidemi e gripit është shpallur para disa ditësh. Autoritetet e vendit kanë sjell vendim për të mbyllur përkohësisht kopshtet dhe shkollat për të mbrojtur shëndetin e  fëmijëve, kurse vendim për kompensim të orëve të parealizuara të mësimit do të merret më vonë.

Tek ne për momentin nuk ka paralajmërim për shpallje të epidemisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.