fbpx

PSP ka kërkuar vazhdim të tretë të arrestit shtëpiak të Taleskit

-

PSP të premten deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për vazhdimin e arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleski, konfirmoi prokurorja Lençe Ristovska për “Meta”.

“Deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 të premten është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleski. Tani presim të shohim çfarë do të ndodh” shton Ristovska.

Kjo është kërkesa e tretë e PSP-së për vazhdimin e arrestit i cili skadon sot.

Kryetarit të komunës Manastir iu shqiptua marra e arrestit shtëpiak më 16 qershor e më pas iu vazhdua më 21 korrik, me kërkesë të PSP.

Ndryshe, Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi” për të cilin PSP e ngarkon për keqpërdorim të mjeteve lidhur me transportin e nxënësve në vlerë prej 360 mijë euro.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.