fbpx

Protestë për Tamarën: Fajtorët e vërtet kanë emër dhe mbiemër

-

“Çdo fëmijë i ynë është Tamara” është motoja e protestës të cilën sot në mesditë e organizoi një grup qytetarësh në Parkun e Rinisë të Velesit, ku do të kërkohet përgjegjësi nga fajtorët për vdekjen e Tamara Dimokvskës, e cila vuante nga skolioza dhe vdiq duke pritur operacionin e shtatë.

Me protestë duam të ftojmë për solidarizim të  pikëllimit dhe të kërkojmë përgjegjësi, Duam të apelojmë se me atë që askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë rast qytetarët humbasin besimin ndaj institucioneve. Kërkojmë dorëheqje të atyre që janë fajtor për vdekjen e Tamarës- tha Domçe Velev, organizator i protestës.

“Tamara na falënderoi të gjithëve që na zbuloi humanizmin, por fatkeqësisht jeta  vdekja e saj shumë e hershme na kujtojë të gjithëve për solidaritet. Të solidarizohemi me dhimbjen, por edhe të japim porosi për fajtorët këtë javë (15.02.2015) në Parkun e Rinisë në Veles në ora 12. Nëna, baballarë, gjyshër…Tamara është çdo fëmijë…Ejani dhe me qetësi të tregojmë se e dimë se kush është fajtor për vdekjen e Tamarës sonë! Të apelojmë se për jetën e një fëmijë nuk ka çmim të lartë”, thuhet në apelin e organizatorëve, të cilët thonë se çdo aksion e bëjnë në konsultim me familjen e Tamarës.

Organizatorët ftojnë për protestë të qetë, dinjitet, pa provokime, pa dhunë dhe pa gjuhë të urrejtjes të kërkohet përgjegjësi morale.

“Ata të cilët duan t’ia marrin dinjitetin  protestës apelojmë që të heqin dorë! Mos lejoni amnisti të fajtorëve të vërtet- ata kanë emër dhe mbiemër (Nikola Todorov- Ministri i shëndetësisë, Mr. Maja Parnarxhieva- Zmejkova dhe Xhemail Mehazi”, thuhet  në thirrjen e protestës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.