fbpx

Prokopis Pavlopulos presidenti i ri i Greqisë

-

Greqi, Pavlopoulos zgjidhet President i Republikës që në raundin e parë 233 ligjvënës të dy grupeve parlamentare, të Radikalëve të Majtë dhe Grekëve të Pavarur që mbështesin Qeverinë, si dhe ata të Demokracisë së Re, kanë votuar ‘pro’ kandidatit të djathtë të propozuar nga Kryeministri Cipras.

Në votim kanë abstenuar 32 deputetë të Partisë Komuniste dhe të Agimit të Artë, deputetët e Pasokut dhe të partisë “Lumi” kanë votuar për kandidatin e propozuar prej tyre, që ka marrë vetëm 30 vota, ndërsa mungonin për arsye të ndryshme pesë deputetë. Pavlopoulos bëhet kështu Presidenti i shtatë i Republikës greke, që pas rënies së juntës ushtarake në vitin 1974.

Me zgjedhjen e tij Kryeministri Cipras mbyll një front të hapur në politikën e vendit, që kishte shkaktuar zgjedhjet e parakohshme, pasi kandidati i propozuar nga ish-Kryeministri Samaras në dhjetorin e kaluar, nuk përqendroi votat e duhura parlamentare. Betimi i Presidentit të ri do të bëhet në 12 mars, ditën që mbaron edhe mandati i Presidentit aktual, 85 vjeçarit Karolos Papulias.

Zgjedhja e Pavlopoulos koinçidon me dy lajme të mira për Athinën zyrtare. Qeveria “Cipras” dhe kreditorët duket se janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshje të përbashkët për zgjatjen e afatit të kredisë për Greqinë, ndërsa BQE ka pranuar të zgjasë edhe për dy javë likuiditetin për bankat greke, duke e rritur madje edhe me 3.5 mld të tjera dhe duke e çuar në 68.5 mld, shumën që u jep bankave greke në këto momente të vështira.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.