fbpx

Kryeministri Gruevski u takua me spikerin e Paralemntit shqiptar Ilir Meta

-

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ku pozitivisht i vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar me këtë rast se karakterizohen me takime të nivelit më të lartë.

Kryeministri Gruevski në takimin është përqëndruar në reformat që i zbaton Qeveria, duke theksuar se Republika e Maqedonisë është përkushtuar në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Shqipërisë dhe për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“U theksuan projektet tona vijuese infrastrukturore të Korridorit 8, të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e lidhjes së ndërsjellë, lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe të mallrave, si dhe përforcimin e marrëdhënieve tregtare. U theksua ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, përgatitjet për ndërtimin e autostradës Gostivar-Kërçovë me rrugë të koncesionit, si dhe përgatitjet për ndërtimin e vijës hekurudhore deri në kufirin shqiptar. U theksua edhe gatishmëria e Qeverisë për lidhje shtesë energjetike mes dy vendeve, për financimin e së cilës ekziston interes nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, theksohet në kumtesë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur vlerësime pozitive për punën e Qeverisë së Maqedonisë, veçanërisht në fushën e tërheqjes së investitorëve të huaj, si dhe në fushën e bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit, duke theksuar se marrja e përvojave tona nga këta sektorë mund të jetë në interes të Republikës së Maqedonisë dhe ka shprehur gatishmërinë për përforcimin e bashkëpunimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.