Ivanov sot pranoi Ilir Metën spikerin e Shqipërisë

Presidenti Ivanov sot pranoi kryetarin e Paralamentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Metën , i cili  është në vizitë zyrtare në vend.

Presidenti i Maqedonisë spikerit të Parlamentit i ka theksuar nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e tregtisë, turizmit, infrastrukturës, duke konstatuar se e gjithë kjo është për interesin e përbashkët. Në takim u theksua nevoja e përkushtimit të përbashkët për përshpejtimin realizimit të projekteve vijuese të infrastrukturës së rrugëve, hekurudhave dhe energjetikës, në kuadër të Korridorit 8.