Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, që prej vitit 2008 për “Fokus” konfirmoi se kryeministri Nikolla Gruevski është i gatshëm për kompromis me Greqinë për emrin Republika e Maqedonisë (Shkup).
Për këtë deklaratë Gruevski ngriti padi ndërsa argumenti kryesor ishte deklarata kur Petkovski konfirmoi se kryeministri me letër deri tek sekretari i përgjithshëm i KB në vitin 2005 ka propozuar emrin Republika e Maqedonisë (Shkup) është e pranueshme për vendin.
Petkovski në korrik të vitit 2013 ishte i gjobitur me të holla prej 10.600 eurove për prishjen e imazhi të kryeministrit.
Tito Petkovski për “Meta” thotë se është vërtetuar ajo që ai e ka thënë në vitin 2008.
“Një pjesë e asaj që u publikua sot dhe Gruevski e ka thënë në një deklaratë për televizionin “Alfa”. Por, gjykata nuk deshi t’i pranoj këto dëshmi. Propozova dëshmitarë të jenë Laze Elenovski, Branko Crvenkovski, madje edhe Xhorxh Bush, nën patronazhin e të cilit duhej të zgjidhet ky kontest, por edhe këtë gjykata nuk e pranoi. Kjo vetëm tregon se sa është gjykata e instrumentalizuar”, theksoi Petkovski.
Ai thotë se në rrethana të këtilla nuk është e udhës të kërkohet satisfakcion për dënimin që padrejtësisht e ka marrë. Megjithatë, konfirmon se në ndonjë kohë, kur gjërat do të ndryshohen, gjithsesi do të kërkoj satisfakcion.
Letra të cilën deri tek sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki Mun, ku ai njoftohet se Maqedonia është e gatshme të pranoj propozimin e Nimicit, e ka firmosur shefi i atëhershëm i diplomacisë, Antonio Milloshoski. Për këtë ka ditur edhe Laze Eleovski, çdoherë bashkëpunëtor i afërt me Tito Petkovskin dhe ministër i mbrojtjes në qeverinë e parë të Gruevskit. Konfirmimi i tij për gatishmërinë e Gruevskit për të ndryshuar emrin ishte edhe publikisht e zbardhur në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në vitin 2009, kur u lëshua regjistrimi nga Këshilli qendror i partisë, ku ai pranon se nuk ka pasur qëllim të zgjidhet çështja e emrit.
LSDM sot publikoi materiale të përgjuara për të cilat kryetari i partisë, Zoran Zaev theksoi se bisedat tregojnë “të dhëna të qarta për ndërmjetës klasik prej nëntokës nga besimi i tij nga Maqedonia dhe Greqia. Për emrin është biseduar nën tavolinë në hapësira sekrete me Emanuel Malelis, i njohur si Manoli”.
Trending Now
Tito Petkovski: U dëshmua se Greuvski pa të drejtë më mori 10.600 euro
-
