fbpx

Më shumë se 3000 qytetar të Manastirit  janë nisur për protestën në Shkup

-

Më shumë se 3000 qytetar të Manastirit  janë nisur për protestën në Shkup që do ta organizoj opozita. Në kolonën e gjatë janë gjithsej 19 autobusë, 14 minibusë dhe 300 makina me qytetar të Manastirit që do ta mbështetin mitingun në Shkup.

Asnjë prej transportuesve të Manastirit nuk deshi të vozis për opozitën. Me arsyetim se janë nën presion të madh mbrëmë ka anuluar edhe transportuesi i fundit i autobusëve. Kështu që, mbrëmë social- demokratët e LSDM-së mezi kanë arritur të angazhojnë 19 autobus nga Tetova, Kërçova dhe Negotina.

Deputeti dhe lideri i social- demokratëve të Manastirit Vasko Kovaçeveski për “Meta” konfirmon se mbi 3000 qytetar  të Manastirit janë nisur për në Shkup. Kolona është para Pletvarit dhe tani për tani nuk ka probleme.

“Edhe krahas gjithë problemeve dhe presioneve që këto ditë po ballafaqohemi lidhur me organizimin, megjithatë ia dolëm që qytetarët e Manastirit t’i dërgojmë në mitingun në Shkup. Kjo tregon se Manastiri ka disponim opozitar dhe qytetarët janë shumë të motivuar që t’i thonë “jo” kësaj Qeverie- tha Kovaçevski.

Nga Prilepi në mitingun e sotëm në Shkup pritet të arrijnë mbi 3000 qytetar. Ato do të udhëtojnë me 300 makina ndërsa për 1500 persona do të ketë autobusë dhe furgonë. Numri është i madh i banorëve të Prilepit që me vet- nismë, pa transport të organizuar, do të vijnë apo tanimë kanë ardhur në Shkup për ta mbështetur mitingun e opozitës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.