fbpx

Performancë para Qeverisë: Meritojmë më mirë

-

Koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” mbajti performancë protestuese, fotografi me shkronja të mëdha të cilat i mbanin aktivistët e tyre dhe të gjithë bashkë treguan mbishkrimin “Meritojmë më mirë”.

Nga platforma thonë se qytetarët kanë të drejtë t’i kontrollojnë politikanët, të dinë gjendjen e tyre pronësore dhe të pyeten si i shpenzojnë mjetet e tyre. Ata shtojnë duke thënë se qytetarët meritojnë paratë publike të shfrytëzohen për nevojat e tyre të vërteta, e jo për përmendore, gardh bronzi dhe “mercedes” udhëtimi”.

“Nuk meritojmë pushtet që i fut në borxh fëmijët dhe nipërit tanë. Nuk meritojmë pushtet që shpenzon për çokollata ndërsa s’kemi për bukë. Prej vitit 2006 e deri më tani, pushteti ka marrë borxh prej 4 miliard dollarë. Kush do t’i kthej këto mjete? Kërkojmë pushtet që nuk do të shpenzoj për luks, por do të luftoj kundër varfërisë. Kërkojmë nga pushteti përgjegjësi për çdo gjë që është vjedhur nga qytetarët. Në Maqedoni shumë i tolerojmë politikanët e korruptuar. Kërkojmë politikanët të mos ndjehen të sigurt dhe të përgjigjen nëse kanë vjedhur, gënjyer dhe korruptuar” thonë nga “Qytetarët për Maqedoninë”.

Aktivistët kërkuan institucionet të luftojnë korrupsionit ndërsa cilësia e shërbimeve të institucioneve të mos varet nga dhënie e ryshfetit dhe presioneve partiake.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.