fbpx

Pentagoni nuk konfirmoi humbjen e armës 1 miliardëshe në Ukrainë

-

Asnjë armë 1 miliardë dollarëshe nuk është zhdukur në Ukrainë. Një auditim i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes gjeti se zyrtarët amerikanë nuk kishin gjurmuar siç duhet 60% të armëve të dërguara në Ukrainë që nga shkurti 2022, vlera e të cilave arrinte $1 miliardë.

—————————————

Artikulli i portalit Patriotik Media ngre alarm me titullin “Pentagoni e pranon: Arma 1 miliardë dollarëshe e financuara nga taksapaguesit amerikanë është ‘zhdukur’ në Ukrainë…”

Megjithatë, brendia e artikullit, sado e përkthyer keq, tregon se “arma 1 miliardë dollarëshe” jo vetëm që nuk është zhdukur në Ukrainë, por nuk ekziston aspak.

Artikulli duket se i referohet një raporti auditimi të Pentagonit, të botuar më 10 janar 2024.

Auditimi gjeti se Pentagoni nuk kishte përditësuar siç duhet inventarët e armëve të teknolgjisë së lartë të dërguara në Ukrainë mes shkurtit të 2022 dhe qershorit 2023.

Në këtë periudhë, ShBA ka dërguar në Ukrainë armë, vlera e të cilave kap 1.69 miliardë dollarë. Këto armë, kryesisht raketa, supozohet të gjurmohen rreptësisht me çfarë quhet monitorim i avancuar i përdorimit fundor (EEUM).

Auditi gjeti se 59% e këtyre armëve nuk ishin gjurmuar siç duhet nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Sipas raportit auditues, zyrtarët amerikanë nuk i përditësuan databazat e gjurmimit të armëve në kohë. Kjo, si pasojë e një sërë problemesh, përfshi mungesë stafi, shqetësime sigurie, mungesa e komunikimit mes institucioneve federale, dhe vonesat e nganjëhershme në dhënie informacioni nga Ukraina.

Një zëdhënës nga Pentagoni tha për mediat se “nuk ka prova të besueshme“ se armët e dërguara në Ukrainë nga ShBA janë vjedhur, shitur apo keqpërdorur. Ndërsa inspektori i përgjithshëm që hartoi raportin tha se përcaktimi se ç’kishte ndodhur me armët që nuk ishin gjurmuar siç duhet ishte jashtë fushëveprimit të auditimit të tij.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.