Pakoja e Cipras-it pret miratim nga Parlamenti

-

Parlamenti i Greqisë sot do të votoj për pakon e re të masave dhe reformave që Qeveria e Aleksis Cipras i dorëzoi deri tek kreditorët evropian.

Bëhet fjalë për pako idesh, reforma, masa me të cilat Greqia kërkon borxh të ri prej 53,5 miliard euro për tre vitet e ardhshëm, më saktë prej 1 korrikut të këtij viti e deri më 30 qershor të vitit 2018-të.

Një pjesë e madhe e masave tregojnë lëshim pe nga Greqia nga linjat e kuqe, një pjesën e tyre janë në linjën e njëjtë me propozimet e mëhershme të numrit një të Komisionit, Zhan Klod Junker vetëm me një afat më të gjatë për zbatim nga ai që e propozuan kreditorët.

Përfshihen masa për rritje të një pjese të tatimeve, pranim të ligjeve për uljen e pensioneve, privatizimin e hekurudhave, porteve, rritjen  tatimeve për të pasurit  dhe tatimin për luks si dhe tatim për kompanitë.

Linja e kuqe që ngel dhe nuk fshihet nga pakoja greke është kërkesa që të fillohen bisedime për ristrukturimin e borxhit grek. Qeveria në ide përmend që të arrijë marrëveshje për suficit më të vogël primar, prej 1 deri 3% nga PBV-ja greke, duke pasur parasysh situatën e vështirësuar ekonomike.

 

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...