fbpx

Në Australi tetë fëmijë të vrarë

-

Një tjetër tragjedi është shënuar në Australi. Së fundmi bëhet fjalë për vdekjen e tetë fëmijëve, nga 18-muajsh deri në 15-vjeç. Ngjarja është regjistruar në një shtëpi periferike në qytetin verilindor australian të Cairns. Policia ka bërë të ditur se mëngjesin e së premtes është njoftuar për plagosjen e një gruaje në këtë banesë. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe shqyrtimit të vendbanimit, policia ka gjetur tetë fëmijë të vrarë, mes moshës 18 muaj-15 vjet. Mediat australiane kanë njoftuar se disa prej fëmijëve mendohet të jenë therur me thikë. Gruaja e plagosur, rreth 34 vjeç, është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe njëkohësisht po ndihmon efektivët e policisë në hetimin e tyre. Mësohet se ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është nën arrest policor.

Lajmi i vdekjeve të tetë fëmijëve në Cairns ka tronditur kryesisht banorët e lagjes ku ka ndodhur ngjarja. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje po punon për sigurimin e qetësisë. Veç automjeteve të policisë në vendngjarje ndodhet dhe ambulanca, ndërkohë bëhet e ditur evakuimi i zonës. Kryeministri Tony Abbott shprehu ngushëllimet e tij për këtë ngjarje të rëndë dhe e cilësoi si një “krim të papërshkrueshëm”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.