fbpx

BE-ja e përforcon luftën kundër larjes së parave

-

Unioni Evropian arriti marrëveshje për rregullat e reja qëllimi i të cilave është çrrënjosja e evazionit fiskal dhe parandalimi i shpëlarjes së parave dhe financimi i terrorizmit përmes firmave fiktive, transmetojnë mediat. UE me rregullat e reja dëshiron të ndërpresë shfrytëzimin e firmave fiktive për financim të terrorizmit, shpëlarjes së parave të fituara me kriminalitet dhe evazion fiskal. Direktiva, e katërta me radhë, për herë të parë parasheh aplikimin e detyrueshëm të regjistrave kombëtar për pronarët e vërtetë të ndërmarrjeve, truste dhe persona të tjerë juridikë, me emrat e tyre, muajin dhe vitin e lindjes, nacionalitet dhe shtetësi. Bankat, kontabilistët, avokatët, tregtarët me patundshmëri dhe kazino gjithashtu duhet të kenë kujdes në transaksionet e klientëve të ryre. Qasje e lirë te regjistrat do të kenë pushtetet kompetente nacionale të të gjitha vendeve-anëtare të Unionit, gjersa qasje të pjesshme është paraparë për bankat, që të mund të kontrollojnë se cilët janë klientët e tyre, si dhe të gjitha palët tjera të interesuara. Duke i kyçur edhe gazetarët, nëse e vërtetojnë legjitimitetin e kërkesës për qasje tek regjistri. Masat e reja duhet të hyjnë në fuqi më 2017, ndërsa marrëveshja, e cila vitin që vjen duhet  të marrë vërtetim formal, shkon hap më tutje nga parimet për pronarët e vërtetë të firmave të cilat u aprovuan nga vendet e G20. ”Transparency International” e vlerësoi përgjigjen e BE-së si kthesë, por nga organizata tërhoqën vërejtjen se kjo nuk do të mundësojë transparencë të plotë sepse gazetarëve dhe publikut i lejohet vetëm qasje e pjesshme tek regjistrat. Detajet për trustet aspak nuk do të jenë publike, theksuan nga”Transparency”, edhe krahas asaj se do të jenë të kapshme për qeveritë nacionale, siç janë agjencitë për luftë kundër krimit. Nga aty vlerësojnë se të gjitha vendet anëtare të Unionit duhet ta ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe, Francës, Danimarkës dhe Holandës të cilat planifikojnë që opinionit t’i mundësojnë qasje të plotë deri te të dhënat për pronarët e vërtetë të firmave. Në botë çdo vjet shpëlahen para në vlerë prej 2 deri 5 % të BPV-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.