fbpx

Të akuzuarit nga “Monstra” duan në “Idrizovë” që më lehtë të kontaktojnë me porositësit?

-

Tre nga të akuzuarit në rastin “Monstra” kanë kërkuar të transferohen në burgun “Idrizovë” të Shkupit, që të mund të komunikojnë me porositësit e vrasjes së shumëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, thotë për “Metën” prindi i njërit nga djemtë e vrarë.

– Fakti se ata dëshirojnë të transferohen nga Manastiri dhe nga Prilepi në burgun Idrizovës ka vetëm një domethënie, e kjo është që ata të marrin telefona celularë që të mund të komunikojnë me porositësit e vrasjes. Kjo gjë është e qartë për të gjithë. Ata dëshirojnë të komunikojnë me ata të cilët janë të numëruar në aktin akuzues dhe vendimin gjyqësor si dhe personat IP (persona me identitet të panjohur), ku ka dhe, mendoj se janë pesë numra të fshehur të telefonit. Prandaj, ata të shkojnë në “Idrizovë”, atje ku “s’e merr vesh qeni të zotin. Në Manastir dhe në Prilep është ndryshe, atje nuk mund të veprojnë ashtu. Ndërkaq, në tërë këtë rast, për personat IP, për numrat, Ali Ahmeti i di të gjitha – thotë për “Metëm” Goran Nakevski, baba i Aleksandar Nakevskit, njërti nga djemtë e ekzekutuar në Liqenin e Smillkovës.

Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Agim Ismailloviç kanë kërkuar nga Gjykata të transferohen nga burgjet e Manastirit dhe atë të Prilepit, ku po vuajnë masë dënimi paraburgim, dhe, siç informuan nga Gjykata Themelore Shkup 1, kërkesa e tyre është pranuar javën e kaluar.

Edhe pse informacionet ishin se ata do të transferohen në “Idrizovë” të premten e kaluar, prapëseprapë Drejtori i IPK –së “Idrizovë”, Zhivko Pejkovski, për “Metën” sot deklaroi se personat nuk janë sjellë në këtë burg.

Megjithatë, transferimi nga njëri burg në tjetrin për të akuzuarit ka gjasa të ndodh, pasi nga burgu i Manastirit thonë se kanë marrë dokumentacionin e duhur.

– Kemi pranuar një akt udhëzues nga Gjykata dhe ata do të transferohen në Shkup – na deklaruan nga burgu i Manastirit.

Naser Raufi, avokati i të akuzuarve, sqaron se transferimi në “Idrizovë” nuk do të thotë se ata kanë kërkuar para kohe të fillojnë me vuajtjen e dënimit me burgim, gjegjësisht, përpara hyrjes në fuqi të aktgjykimit për “Monstrën”, por se ata mbeten në paraburgim, vetëm se vazhdojnë në një burg tjetër, në Shkup, që të mund të jenë më afër familjeve të tyre.

Në Nenin 174, paragrafin 6 të Ligjit të ri për Procedurë Penale thuhet: “Kur Gjykata do të shqiptojë dënim me burg, i akuzuari, i cili gjendet në paraburgim me vendim të kryetarit të Këshillit, mund të referohet në një institucion për vuajtje të dënimit madje edhe para hyrjes në fuqi të aktgjykimit, nëse ai kërkon këtë”.

B.Z

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.