Në Taftalixhe turmë, në Qendër me “lezet” dërgohen dokumente në Arkivin Shtetëror

-

Sot skadon afati për kompanitë dhe institucionet shtetërore ta informojnë Arkivin Shtetëror të Maqedonisë se në cilën mënyrë do t’i evidentojnë dokumentet. Këtë obligim kanë dhe institucionet shtetërore, institucionet dhe shërbimet publike, komunat dhe Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike, personat juridik dhe fizik që po kryejnë autorizime publike, si dhe personat privat dhe fizik të cilët në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari.

– Sot pranuam më se 500 aplikime, por më tepër turmë kishim të premten. Afati i fundit për paraqitje ishte 30 nëntor, por pasi 30 ishte ditë e diel, afatin e fundit e vazhduam për sot. Këtu paraqiten institucionet dhe nuk ka ndonjë turmë të madhe, siç është rasti me njësinë filiale në Taftalixhe, ku po paraqiten firmat private. Megjithatë, edhe nëse vijnë këtu, për të paraqitur dokumente për një firmë private, ne nuk do t’i kthejmë ato prapa – thonë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë.

Ata shtojnë se ende nuk mund të thonë se gjithsej sa nga kompanitë kanë respektuar afatin, dhe nëse të gjithë ata që duhet të paraqesin dokumente në arkiv do ta bëjnë këtë deri në fund të ditës. Materialet mund të sillen në Arkiv, ose të dërgohen në mënyrë elektronike dhe me postë.

Kompanitë që nuk do ta respektojnë afatin, do të dënohen me gjobë, nga 1.000 deri 2.000 euro për firmë dhe nga 500 deri 1.000 euro për personin përgjegjës të kompanisë.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...