fbpx

Të rinjtë braktisin Greqinë

-

Greqia humb kuadrin akademik. Më se 100.000 shkencëtarë dhe akademikë të rinj grek janë shpërngulur nga Greqia, në kërkim të kushteve më të mira akademike dhe të punës, për shkak të krizës financiare. Këtë tregon hulumtimi në Universitetin “Makedonija” për gazetën greke “Katimerini” për trendet shqetësuese në arsimin e lartë grek dhe në botën akademike.

Veç kësaj, shqetësuese në lidhje me ikjen e intelektualëve të rinj nga Greqia jashtë vendit në kërkim të së ardhmes më të mirë është shifra nga 30.000 studentë grek, të cilët për momentin gjenden për studime jashtë vendit, por dhe shifrat në rritje të shkencëtarëve dhe akademikëve më të moshuar, që planifikojnë shpërngulje.

Sipas hulumtimit në Universitetin e Selanikut, më se 100.000 intelektualë nga çdo degë, mjekë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, të gjithë në moshë deri 40-vjeçare, tanimë i kanë thënë Greqisë lamtumirën afatgjate. Shifra nga intelektual të larguar jashtë vendit konsiderohet të jetë rritur skajshmërisht gjatë pesë viteve të fundit, për shkak të krizës financiare dhe papunësisë së rritur në Greqi. Shifrat tregojnë se në masë të madhe po shpërngulen të rinj nga 25 deri 44 vjeç, më së shumti, ose 50 për qind, të rinj deri 25 vjeç, 40 për qind nga emigrantët janë në moshë nga 25 deri 29 vjeç, por po shpërngulen dhe të rinj në moshë nga 30 deri 44 vjeç. Emigrantët janë me arsim të lartë. Madje 73 për qind kanë kryer studimet e magjistraturës, ndërsa 51 për qind janë me studime të doktoraturës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.