fbpx

Sigurimi i RTVM-së ka ndërhyrë në studion e emisionin Kanal 103

-

Radio Televizioni i Maqedonisë është përfshirë në një skandal të pandodhur ndonjëherë. Pjesëtarë të sigurimit të RTVM­së kanë ndërhyrë në emisionin që shkonte në eter në ato momente, në radion Kanal 103, duke i kërkuar drejtuesit që ta ndërpriste atë dhe t’i tregonte letërnjoftimin.

Një regjistrim audio që publikoi “Centarnews”, tregon sesi një zë burri ndërhyn teksa gazetari drejton emisionin dhe i kërkon atij që t’i tregojë letërnjoftimin, sepse kështu kishte urdhëruar shefi i tij.

Edhe pse gazetari insiston që të vazhdojë emisionin, zëri i burrit i thotë se duhet të shkojë me të dhe se ky është një urdhër që duhet zbatuar.

Shkak për këtë reagim të sigurimit të RTVM­së ka qenë ftesa që drejtuesi i emisionit i bëri kreut të partisë “Dinjiteti” Stojançe Angelov, që të merrte pjesë. Sigurimi nuk i lejoi Angelovit hyrjen në RTVM dhe pjesëmarrjen në emision.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.