fbpx

Nuk ka mjaft parkingje në Shkup, për atë ka shumë punë karrotreci (infografik)

-

Mungesa e vendeve për parking në Shkup është problem i madh për qytetarët të cilët i shfrytëzojnë veturat për udhëtim nëpër qytet, por për karrotrecin – shërbimin e NP “Parkingu i Qytetit” kjo gjendje negative është mundësi e vërtetë për përfitim. Parkimi i parregullt i automjeteve, të cilat i merr karrotreci, kësaj ndërmarrje publike i sjellin qindra mijëra në vjet, shkruan Meta.mk.

Të dhënat nga raportet vjetore për punën e NP “Parkingu i Qytetit” tregojnë se shërbimi i karrotrecit vetëm në vitin 2018-të nga rrugët e Shkupit ka ngritur 14.733 automjete. Krahasuar me vitin 2016-të, numri i automjeteve që vjet kanë paguar dënim për parkim të parregullt ësht ëmbi 1.000 automjete. Bashkë me atë, janë rritur edhe të ardhurat vjetore të karrotrecit.

Shërbimi i karrotrecit në katër vitet e fundit ka përfituar 1.5 milionë euro nga automjetet që janë sanksionuar për parkim në vend të palejuar. Më së shumti të ardhura shërbimi i karrotrecit ka mbledhur në vitin 2015-të, kur arkëtuar thuajse 440.000 euro. NP “Parkingu i Qytetit” vjet nga dënimet e automjeteve të ngritura nga karrotreci ka mbledhur 410.000 euro. Dhe nga vetë ndërmarrja në raportet e tyre theksohet se puna e karrotrecit drejtpërdrejtë varet prej zhvillimit të kulturës në komunikacion dhe parkimit në kryeqytet.

Mu zhvillimi i parkimit në Shkup është sfidë e madhe për autoritetet e qytetit. Qyteti i Shkupit për momentin nuk ka bërë analizë gjithëpërfshirëse për atë se sa vende të parkingut mungojnë në kryeqytet, as ka të dhëna që e prognozojnë kërkesën e vendeve të parkingut për periudhën e ardhshme. Autoritetet e qytetit këtë vit kanë dalë me vlerësim të përafërt se mungojnë rreth 8.000 vendparkingje për zgjidhjen e problemit me parkingun në Shkup.

Dhe derisa mungojnë numra precize për zhvillimin e politikave përkatëse për parking, numri i automjeteve të regjistruara në Shkup prej viti në vit vazhdimisht rritet. Në fund të vitit 2018-të, në kryeqytet ka thuajse 150.000 automjete me targa të Shkupit.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.