fbpx

Përbërja e re e Kongresit amerikan me numër rekord të pakicave dhe grave

-

Përbërja e re e Kongresit amerikan, që do të mbaj sot seancën e parë, ka numër rekord të pakicave dhe gratë, por megjithatë, pjesa më e madhe e përfaqësuesve janë burra me ngjyrë të bardhë. Në dy odat e Kongresit, nga gjithsej 535 përfaqësues nacionalë, janë 104 gra ndërsa për herë të parë afro- amerikanët nga të dy gjinitë përfaqësuan dy partitë më të mëdha në këtë vend, Partinë Demokratike dhe atë Republikane. Në Kongres nuk ka kuota të obligueshme për gratë apo pakicat, por tani në sesionin e 114-të ka më shumë gra deri më tani, kur kishte 100. Megjithatë, numri është joproporcional në raport me popullatën e grave në SHBA. Gratë në Kongres përbëjnë 20% e delegatëve ndërsa ata përbëjnë 51% e popullatës në SHBA. Përfaqësuesit e pakicave në Senat, që numëron 100 anëtarë, si dhe në Odën përfaqësuese, e cila ka 435 anëtarë, mbajnë 96 vende, që është rreth 18%. Në Odën përfaqësuese ka 246 republikanë dhe 188 demokratë ndërsa një vend është i zbrazët pasi republikani Majkl Grim dje dha dorëheqje dhe u shpall fajtor nën akuzën për evazion fiskal. Në Senat do të ketë 54 republikanë dhe 44 demokratë si dhe dy anëtarë të pavarur të cilët u përfshinë në korpusin demokratik. Në Odën përfaqësuese janë 44 afro- amerikanë, 34 jug- amerikanë, 10 me prejardhje aziatike si dhe dy indian. Në Senat janë 20 gra, sikur në përbërjen e mëhershme, dy afro- amerikane, tre ju- amerikane dhe një grua me prejardhje aziatike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.