fbpx

Kontroversë e re për aksionin në Kumanovë: Në mesin e grupit të armatosur ka pasur edhe një polic?

-

Në mesin e personave nga grupi i armatosur që u arrestua para dhjetë ditëve në Kumanovë, megjithatë ka pasur edhe polic, konfirmoi për “Meta-n” zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Në pyetjen tonë nëse është e saktë se mes të arrestuarve ka edhe nëpunës policor, Kotevski tha : “Po, mendoj se është e saktë”.

Pyetjen e njëjtë e parashtruam edhe deri tek Prokuroria publike, por prej atje ende nuk morëm përgjigje.

Informacionin për policin dje e zbardhi avokati i popullit, Ixhet Memeti i cili reagoi në opinion se polici i arrestuar është torturuar rrahur nga kolegët e tij gjatë aksioni policor në Kumanovë dhe se nuk i është lejuar hyrja në burgun hetues “Shkup” në lagjen e Shuto Orizarës.

I pyetur për koment për reagimin e Memetit, Kotevski për “Meta” tha se “bashkëpunimi i MPB-së dhe avokatin e popullit është i mirë dhe, si deri më tani, ata do të përgjigjen ndaj çdo kërkese apo ankesë të tij”.

Ai nuk kishte të dhëna se Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale (SKBSP) ka hapur procedurë në bazë të pohimeve të Memetit.

“Nëse nga avokati i popullit është ngritur kërkesë deri tek SKB, me siguri do të procedohet më tej” thotë Kotevski.

Një pjesë e spekulimeve kontroverse që mund të dëgjoheshin pas aksionit në Kumanovë ditët e fundit filluan të vërtetohen.

Njëri nga pjesëtarët e grupit, në bisedë me mediumet kosovare, tha se është arrestuar në aksionin policor në Kumanovë, por ka arritur të ik, kur i ka dërguar për t’ua treguar armatimin e fshehur në Gushincë më 21 prill.

Ky konfirmim nuk është injoruar e as konfirmuar nga asnjë institucion kompetent në vend.

Nga Prokuroria konfirmuan se numri i të vrarëve nga grupi i armatosur është 10 e jo 14, siç njoftoi fillimisht MPB dhe se ende priten raportet zyrtare nga ekspertiza e trupave të tyre, por edhe nga trupat e policëve të vrarë.

Të dhënat kontroverse edhe më shumë i nxiti një pjesë e mediumeve gjermane. Gazeta e Berlinit “Tagescajtung” në reportazhin e saj rreth ngjarjeve në Kumanovë, pyet “Si u vranë tetë policët dhe pse ditën tjetër u varrosën: a mos kanë hasur në plumbat e kolegëve të tyre?

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.