NED: Lufta kundër segregimit dhe diskriminimit racor në SHBA vazhdon

-

Vrasja brutale e afrikano-amerikanit Xhorxh Fllojd (George Floyd) nga një oficer i policisë në Mineapolis ka ngjallur zemërim dhe mllef, që nuk është parë në SHBA më shumë se 50 vjet, që nga vrasja e Martin Luther King Jr. thuhet në komunikatën e Fondit kombëtar për demokraci (NED) lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA.

“Demokracia jonë është vënë në sprovë të paparë në kujtesën e shumicës së amerikanëve”, thuhet në komunikatën e NED, në të cilën shtohet se kriza nuk do të kapërcehet nëse katër oficerët e policisë përgjegjës për vrasjen e George Floyd nuk ndiqen plotësisht sipas ligjit dhe nëse Amerika nuk iu përkushtohet plotësisht parimeve të drejtësisë dhe barazisë racore për të gjithë qytetarët”.

“Misioni i NED për të mbështetur njerëzit në mbarë botën, të cilët luftojnë për demokraci, bazohet në të njëjtat vlera të lirisë dhe barazisë njerëzore që frymëzuan lëvizjen e të drejtave civile, e cila i dha fund sistemit të Jim Crow (Xhim Krou) të legalizimit të segregimit dhe diskriminimit racore në SHBA. Këto vlera janë të rrënjosura në bindjet amerikane dhe, duke u mbështetur në to, lëvizja për të drejtat civile e ka realizuar depërtimin e saj historik. Por duhet të bëhet shumë më tepër për të vazhduar luftën dhe për t’i dhënë fund racizmit”, thonë nga NED.

Ata theksojnë se padrejtësitë që janë thellësisht të rrënjosura në histori dhe shoqëri, janë të vështira për tu eliminuar si në SHBA, ashtu edhe në vendet e tjera.

“Lufta për drejtësi është e përhershme dhe shpresojmë që zemërimi që filloi me vrasjet e George Floyd, Ahmad Arberi, Broona Taylor dhe të tjerë, do të krijojnë vullnet të ri politik për të reformuar dhe përmirësuar demokracinë tonë”, thuhet më tej në komunikatë.

Nga NED shtojnë se një lëvizje e tillë është e domosdoshme jo vetëm për të mirën e SHBA-së, por për të mirën e të gjithë njerëzve trima në ballë të luftërave demokratike në të gjithë botën, të cilët ndajnë angazhimin për të drejtat e njeriut dhe barazinë së bashku me shtetin ligjor.

Ata thonë se edhe në SHBA, por edhe gjithandej në botë duhet të mbrohet e drejta për protesta paqësore, liria e tubimit dhe liria e shprehjes, të cilat janë pjesë e shoqërive të suksesshme demokratike.

“Protestuesit dhe ata nga ana e kundërt kanë të drejtën të jenë të sigurt kur marshojnë në mënyrë paqësore, por ata gjithashtu kanë të drejtë të flasin me zë të lartë dhe të dëgjohen. Këto parime, të cilat janë thelbësore për NED, janë universale. Realizimi i tyre, veçanërisht në kushtet e padrejtësive të rrënjosura, do të kërkojë nga të gjithë individët t’i transferojnë këto vlera në shtëpitë, komunitetet dhe punët e tyre”, thonë nga NED.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...