fbpx

Mësimi filloi, grevistët pakicë

-

Pas pushimit dimëror sot për më shumë se 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme filloi gjysmë vjetori i dytë. SAShK-u paralajmëroi grevë për shkak të dështimit të bisedimeve me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës. Greva duhej të ishte me të prezencë në vendet e punës, pa kryerjen e detyrave të punës.

Nga ajo që pamë nëpër shkollat dhe çerdhet e Shkupitdhe nga ajo që na informuan   korrespodentët,г pasqyra e përgjithshme është se pjesa më e madhe institucioneve arsimore filluan me procesin arsimor, kur një numër i vogël i kuadrit të mësimdhënësve, megjithatë  zbatuan grevën.

Në shkollën fillore “Vojdan Çernodrinski”  deklaruan se mësimi zhvillohet në kushte normale dhe se mësimdhënësit nuk janë në grevë. Në derën e hyrjes nuk mund të vërehej njoftimi nga SAShK-u se sot mbahet grevë e përgjithshme.

Në shkollën tonë të gjithë nxënësit kanë mësim të rregullt dhe të gjithë arsimtarët janë prezentë dhe mbajnë orët e mësimit. Asnjëri nga mësimdhënësit nuk është grevë, dhe gjithçka po funksionon normal, sikurse dhe ditët e tjera- thotë Hristina Ristevska, drejtore e ShF. “Vojdan Çernodrinski”.

Në çerdhen e fëmijëve “Koço Racin, të punësuarit thanë se sot në mëngjes nuk kanë kthyer asnjë fëmijë dhe se të gjithë janë mbajtur sikurse ditët e tjera. Kryetarja e SAShK-ut  e çerdhes në falë nuk dëshironte të jep deklaratë para mediave dhe atje në hyrje të derës ishte ngjitur lajmërimi për grevë të përgjithshme.

Nuk duam të komentojmë asgjë. Situata është delikate dhe mediat nuk informojnë në mënyrë të pavarur. Deri më tani kishim bashkëpunim të mirë me mediat, por për këtë nuk duam të japim deklarata – deklaruan nga zyra e  sekretarit të shkollës. Prej atje vetëm deklaruan shkurt se asnjë fëmijë nuk është kthyer në shtëpi.

Në gjimnazin “ Josip Bros Tito” na thanë se nuk ka grevë dhe se të gjithë nxënësit kanë mësim të rregullt. Në këtë institucion nuk kishte shenjë nga SAShK-u se mbahet grevë e përgjithshme.

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.