fbpx

Prej fillimit të vitit më shumë se 18. 000 kosovar kanë hyrë në Gjermani

-

Prej fillimit të vitit e deri më 12 shkurt në Gjermani kanë arritur 18. 000 shtetas të Kosovës, të cilët kërkojnë azil dhe të cilët janë shpërndarë nëpër vendbanimet gjermane. Ministria e brendshme e Gjermanisë paralajmëron se rritja drastike e numrit të azil- kërkuesve paraqet destabilizim për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.

Numri i kërkesave të miratuara për azil të qytetarëve të Kosovës në vitin 2014-të ka qenë 1,1% nga numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara ndërsa në janar të këtij vitit është 0,3%.

Qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2014-të kanë dorëzuar rreth 7000 lutje për azil.

Më të goditura me valën e azilantëve janë katër vendbanimet gjermane Saksonia e Poshtme, Rajna Vestfalia e Epërme, Bavaria dhe Baden- Virtemberg, ku ka probleme edhe me kapacitetet e akomodimit.

Gjermania dhe vendbanimet e saj miratuan sërë masash si reagim ndaj rritjes drastike të emigrantëve, midis të cilave janë edhe miratimi i prioriteteve për përpunimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.