fbpx

Nuk ka marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Eurogrupit

-

Bisedimet e Ministrave të Financave të Eurogrupit në Bruksel përfunduan para kohe pas refuzimit prej Greqisë të propozimeve të paraqitura në tryezë, të cilat i quajti si absurde dhe të papranueshme. Qeveria e re greke propozon rishikimin e 30 përqind të marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria e mëparshme me huadhënësit ndërkombëtarë. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian këmbëngulën për të mos ndryshuar asgjë nga kushtet e deritanishme dhe lëshuan pe vetëm tek rishikimi i kohëzgjatjes së shlyerjes së tyre.

Në përfundim të takimit, kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi të premten si afatin e fundit për Athinën për të vendosur nëse do të pranojë ofertën e huadhënësve të vet dhe t’i hapë rrugë marrjes së këstit të radhës të borxhit, apo do ta refuzojë sërish atë, një vendim që mund të rezultojë me pasoja katastrofike, deri edhe në falimentim të Greqisë.

“Ka akoma kohë dhe vend për të rënë dakort mbi kushtet e zgjatjes së borxhit”, tha ai, duke shtuar se propozimet e Eurogrupit ishin përafruar me atë që pala greke e kërkonte me ngulm, një marrëveshje urë.

Dijsselbloem tha se tashmë topi i ka kaluar Athinës, që ka kohë deri të premten për të vendosur për këtë ofertë. Nëse Greqia do të pranojë ai nuk përjashtoi mbledhjen e Eurogrupit ditën e premte, por me disa kusht

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.