fbpx

Han në Shkup do të kërkojë dialogu politik të bëhet në Kuvend

-

 Eurokomesari për negociata për zgjerim, Johanes Han porositi se sonte vjen për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me qëllim që të zgjidhet situata politike në vend,  por edhe me premtim nga partitë më të mëdha në Parlamentin evropian se njejtë sikur në rastin e suksesshëm në Shqipëri, do të mundohen ta kthejnë LSDM-në opozitare në Kuvendin e Maqedonisë.

“Sonte vendosa ta vizitoj vendin edhe krahas asaj që disa më thoshin se duhet ta anulojë vizitën. Përkundrazi, është me rëndësi të jam atje, të diskutoj me liderët politik për situatën”, theksoi në fillim Han për vizitën në Shkup, ku nesër do të takohet me të gjitha palët e prekura. Në pyetjen nëse situata e tanishme në vend mund të sjell deri te ajo që Komisioni Evropian ta tërheq rekomandimin për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, Han potencoi se rekomandimi i Komisionit është shumë  i qartë, se vendi duhet  të përkushtohet në të gjitha çështjet ku janë përgjegjësitë, si në sistemin gjyqësor dhe se nuk është detyrë e politikanëve të gjykojnë, por sistemi gjyqësor ta bëjë atë. Sipas eurokomesarit për negociata për zgjerim, nëse nevojitet ndonjë vendim politik, atëherë është në rregull, por gjithçka duhet të zgjidhet në Parlament.

“Për këtë shkak u bëj thirje të gjitha partive politike të kthehen në Kuvend. Debati politik kryesor duhet të zhvillohet në Parlament. Për atë sot kërkova që përfaqësuesit e partive kryesore në Parlamentin evropian të bëjnë përpjekje të ngjashme siç e bëmë atë në mënyrë të suksesshme në Shqipëri, ku përfaqësuesit e PE-së, Eduard Kukan dhe Knut Flenkeshtajn organizuan marrëveshje,  e cila solli deri te ajo që partia opozitare të kthehet në Parlament, të njejtën ta bëjnë edhe në rastin e Maqedonisë. Ky është shembull i mirë edhe në raport të Parlamentit, madje logjike është që PE-ja, e jo Komisioni ta bëjë dhe për atë në Europarlament janë të gatshëm ta bëjnë atë dhe jam i gëzuar, shpresoj se do të arrijnë”, potencoi Han. Sipas eurokomesarit, Komisioni është munduar në mënyrë aktive ta zgjidh problemin në Maqedoni, por duhet të sigurohet nga përgjegjësit t’i respektojnë parimet e sundimit të së drejtës.

“Qëllimi im është që ta shtyjë punën të zhvillohet në drejtim pozitiv, me çka do të tejkalohet të mendohet për situata tjera”, është decid Han. Eurokomesari me porosi edhe se së shpejti do të takohet me negociuesin kryesor të Kombeve të Bashkuara Methju Mimic lidhur me dallimet për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. “Për atë nevojitet kontributi i shumë njerëzve dhe ne fuqimisht i mbështesim aktivitetet e KB­së dhe të dërguarit të posaçëm për këtë çështje, kështu që do të tentoj ta takoj sa më shpejt të mundem në mënyrë që të shohim se ku jemi, sepse për ne, për mua, gjendja siç është për momentin është e papranueshme”, është decid Han. Johanes Han refuzoi të komentojë për xhirimet nga bisedat e përgjuara që lideri opozitar Zoran diskutojë për këtë në Shkup dhe se për këtë arsye edhe vjen në Maqedoni. Megjithatë, ai theksoi se krejt çka kontribuon në transparencë apo më tepër transparencë, krijon një presion të caktuar për përmirësim të situatës.

“Mësova se Komisioni i Venecies tashmë ndodhet atje, po bën raport, por ka dëshmi se e tërë kjo iniciativë nëpër vite krijoi klimë të caktuar që solli, më herët apo më vonë, deri te ndryshimi i gjendjes në vend. Për këtë arsye ne mbështesim vende në transformim, shoqëri qytetare të ilat janë pjesë e rëndësishme kur bëht fjalë për zhvillim të shoqërisë në drejtim të duhur, me respektim të gjërave themelore. Atje nuk ka asnjë masë që çon drejt rezultateve të pritura dhe të dëshiruara, por disa dhe ajo është enigmë dhe edhe njëherë duhet të jemi ambiciozë, jo naië, por nga ana tjetër edhe të kujdesshëm të mos e humbim thirrjen e fundit prej para syve”, thotë Han për gjendjen në Maqedoni. Eurokomisari për negociata për zgjerim përsëriti se kryetari i KE- ­së, Zhan­Klod Junker tha se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e fundit, që shkaktoi shumë keqkuptime dhe irritime, por sipas tij, është e qartë se për ata që e dinë, se kjo çështje është decide dhe se vështirë që ndonjë vendkandidat mund të bëhet anëtare në katër vite e gjysmë në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë se aktivittet tona do të ngecin, theksoi Han, duke shtuar se perspektiva evropiane për partnerët nga Ballkani perëndimor mbetet më shumë se çdoherë dhe vendet duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për t’i implementuar reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete për qytetarët.

“Vendet nga Ballkani perëndimor kanë progres të shkëlqyeshëm, që është e pranuar nga Eurokomisioni. Duhet të bëhet ende dhe ka sfida, varësisht nga gjendjet specifike të secilit vend. Por, duhet të ketë fokus të procesit dhe ajo është diçka që dimensioni i ri në politikë, nuk flasim vetëm për ndërmarje të legjislaturës evropiane, por edhe të fokusohemi në procesin që lejon vendi të bëhet anëtare e plotë e BE­së dhe dëshira ime është e ndryshme nga inkuadrimet e fundit, vendet e reja anëtare të jenë plotësisht anëtare që prej ditës së parë. Kjo do të thotë jo vetëm të jenë në dakordim me legjislaturën evropiane, por edhe të pranohen nga të tjerët. Dhe për këtë arsye duhet të përgatisim terren, në mënyrë që të arrijmë rezultate të nevojshme, që përfshin edhe transformim të shoqërive”, theksoi Han. Sipas eurokomisarit, ka edhe shumë për tu implementuar dhe ai sheh shumë vende që janë të gatshme dh dëshirojnë të sigurojnë ndryshime legale, por më sfiduese është të implementojnë edhe kur bëhet fjalë për luftën me korrupsionin, të gjitha vendet kanë status të ligjeve që janë në fuqi, por duhet implmentim i suksesshëm në mënyrë që të shihet progres për këtë çështje.

“Duhet të ketë prioritete, ndoshta edhe për zhvillim ekonomik, them edhe për zhvillim të vendit lidhur me ekonominë dhe rritjen e aktiviteteve në biznes­sektorin dhe përmirësim i gjendjes së tërësishme në vend. Jam i bindur, sipas përvojës sime, se nëse dëshironi të tërhiqni investues të huaj, duhet garancë për sundimin e së drejtës, transparencë të gjyqësisë dhe më pak korrupsion”, tha Han.

Sigurimi i sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, sipas eurokomisarit, është më me rëndësi për përmirësimin edhe të situatës ekonomike tek vendet nga Ballkani Perëndimor edhe për tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja. Ai, gjithashtu, tha se diskriminimi dhe sulmet ndaj lirive individuale, si liria e shprehjes nuk kanë vend në shoqëritë që dëshirojnë të hyjnë në BE, duke rikujtuar se edhe rastet në Kopenhagë gjatë uikendit dhe ato të para një muaji në Paris, kanë treguar se sa janë të prekshme edhe vendet anëtare në BE-­së në këtë fushë. Në emër të Brukselit zyrtar, Han kërkoi që edhe shoqëria civile të jetë aktive në mënyrë që do të involvohet edhe në marrjen e vendimeve politike në vendet kandidate, për të cilat KE-ja­ja nuk ka ndërmend të arbitrojë. Eurokomisari për negociata për zgjerim, gjithashtu konfirmoi se Komisioni Evropian, përmes fondeve të reja për lidhshmëri të Evropës në linjën buxhetore, të menaxhuar nga KE-­ja, do të jenë të kapshme për vendet nga procesi i qasjes, krahas 11 miliardë eurove nga Instrumenti për ndihmë qasëse (IPA­2). Ky fond, sipas Han, është primar për vendet anëtare në Union, por kontrollohet nëse është e mundshme të merren edhe për vendet jo anëtare të BE­së, lidhur me lidhshmërinë me vend të BE­- së, që të mund të aplikojë edhe për këto mjete. Sonte, komisari për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, do të arrijë në Maqedoni, ku nesër do të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me përfaqësuesit tjerë qeveritar, si dhe me përfaqësues të opozitës. Pas vizitës në Shkup, ai do të shkojë në Prishtinë, në kuadër të turneut të tij ballkanik.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.