fbpx

Termine shtesë për testimin e një pjese të nxënësve

-

Ministria e Asimit dhe Skencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve  informojnë se procesi i testimit ekstern është i plotë dhe i suksesshëm nëpër shkollat në Shkup, Makedonski Brod, Bogdanc, Valandov, Berovë, Vinicë, Delçevë, Kavadarë, Probishtip, Radovish, Resen, Demir Hisar, Mavrovë- Rostushë, Likovë, Shtip, Shën Nikollë, Vrapçishtë, Gjevgjeli, Negotinë, Prilep, Ohër, Koçanë, Veles, Strugë, Manastir, Krushevë, Kratovë, Makedonska Kamenic dhe Kriva Palankë.

-Në komunat Strumicë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, dhe Kërçovë ku procesi është realizuar pjesërisht, do të vërtetohen terminë shtesë për testim tek një pjesë e nxënësve. Në shkollën e vetme të mesme në komunën Dibër, procesi nuk është realizuar- njoftojnë nga MASH.

Prej atje thonë se sot janë testuar gjithsej 8.193 nxënës, në 93 shkolla në 35 komuna të R. së Maqedonisë. Testimi ekstern do të zgjat deri më 31 janar ndërsa rezultatet do të publikohen më 2 shkurt.

-Ministria i Arsimit dhe Shkencës informojnë se procesi i verifikimit ekstern për arritjet e nxënësve është obligativ dhe realizohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për arsim të mesëm dhe fillor. Vlerësimet që nxënësit i marrin nga procesi i testimit ekstern janë vërtetim gjegjësisht verifikim për njohuritë e fituara dhe evidentohen në dëftesat e tyre. Pa këto nota, dëftesat nuk janë valide- thonë nga MASH.

Prej atje anëtarëve të SAShK-ut iu apelojnë, aktivitetet e tyre t’i realizojnë  në atë mënyrë që ashtu që të mos i abuzojnë nxënësit dhe nuk do të shkaktojnë pasoja negative në bazë të ecurisë së rezultateve të procesit të tyre edukativo arsimor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.