fbpx

Ministria e Transportit shet pronë në Kalanë e Shkupit për 100 euro metër katror

-

Në Kalanë e Shkupit shitet truall me çmim fillestar prej 100 euro për 1 metër katror, për ndërtimin e objekteve me stil barok ose neoklasik- deklaroi kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski në konferencën e sotme për shtyp.

-Qeveria e shet atë që nuk ëstë në pronësinë e saj privateç –tha Zhernovski.

Zhernovski gjithashtu tha se ka kaluar një vit i plotë prej kur Komuna Qendër ka kërkuar që t’i kthehet pronësia e truallit mes arenës “Filipi i Dytë” të cilin Ministria  e transportit dhe lidhjeve e kanë shitur për 40 euro për 1 metër katrorë. Siç thotë Zhernovski, prej 2420 denarëve fillestarë për 1 metër katrorë, çmimi i tokës është rritur vetëm për 220 denarë.

Ndaj konferencës për shtyp të Zhernovskit reaguan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Prej atje thonë se pohimet e Zhernovskit janë manipulim i madh dhe përpjekje për shtrembërimin e transparencës në procedurën e shitjes. Të drejtë për pjesëmarrje në ankand kanë pasur të gjithë personat e interesuar vendor fizik dhe juridik si dhe persona të huaj dhe ka pasur kallëzim për pjesëmarrje të vetëm një personit juridik, “SIS Balkan” DOO Shkup, themelues të së cilës janë Sergej Borisoviq Samsonenko dhe Irina Vladimirova Samsosenko.

“Çmimi i arritur i ankandit publik është 2420 denar për 1 metër katror gjegjësisht për sipërfaqen e përgjithshme të truallit ndërtimorë është 34.122.000 denarë apo mbi gjysmë milion euro, prej të cilave 40% do të përfundojnë në buxhetin e Komunës Qendër, 40% në buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe 20% në buxhetin e RM-së, me çka Qendra do të merr të ardhura prej 220.000 euro- thuhet në reagimin e Ministrisë së Тransportit dhe Lidhjeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.