fbpx

Bogdancë: Tre persona humbin jetën nga shpërthimi në fabrikën për bombola gazi

-

Tre persona humbin jetën nga shpërthimi në fabrikën për bombola të vogla gazi “Balkan Gaz” nga Bogdanci, konfirmon pronari Igor Demirxhiev. Një punonjës me djegie është dërguar në spital. Dëshmitarët thonë se njeriu i kapluar nga zjarri është hedhur nga ndërtesa në lumin Luda Mara i cili rrjedh përreth fabrikës dhe me siguri kjo ia ka shpëtuar jetën. Në momentin e shpërthimit, në fabrikë kanë qenë pesë punëtorë, konfirmon Demirxhiev.

Zjarri është lokalizuar pasdite, diku para orës 11, por zjarrfikësit edhe më tej gjenden në terren për shkak të mundësisë për shpërthim tjetër. Tani për tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Tym i madh i zi edhe më tej ngritet mbi fabrikën. Ekipet tani për tani qëndrojnë jashtë fabrikës sepse qëndrimi brenda nuk është i sigurt.

“Balkan Gaz” funksionon prej vitit 2006 dhe, siç thotë pronari Demirxhiev, posedon të gjitha certifikatet për siguri ndërsa deri më tani nuk ka pasur incidente.

-Jetoj 500 m larg kur ndodhi shpërthimi. Vrapuam, kishte shumë flakë të madhe. Pas 20 minutave ndodhi edhe një shpërthim gjegjësisht shpërtheu një cisternë. Më vonë i fikën, ka edhe tre viktima. Njëri ka shpëtuar pasi është zhytur në lum- thotë një dëshmitarë.

Një banor në  banesën më të afërt të fabrikës shpjegon:

-Dëgjuam shpërthim dhe erdha, isha në shtëpi. Ishte rrëqethëse- tregon ai

V.K

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.