Ministria e transportit: LSDM për qarkoren tha sërë gënjeshtrash

-

“LSDM-ja nuk brengoset për qytetarët, kështu që tani e shfrytëzon edhe artin për të plasuar gënjeshtra dhe të pavërteta, duke shfrytëzuar çdo situatë që të arrijnë deri tek votat e qytetarëve. Z. Boçvarski sot doli me sërë gënjeshtrash dhe të pavërteta” reagojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve ndaj konferencës së LSDM-së për shtyp.

“Gënjeshtra e parë është që LSDM publikoi se qarkorja në Shkup është mbyllur tërësisht për 37 ditë të plota. Sipas regjimit të përkohshëm, qarkorja është mbyllur 16 ditë pune në periudhë prej orës 7 deri 19, që do të thotë se prej orës 19 e deri orën 7 të mëngjesit kjo rrugë mund të shfrytëzohet. Gënjeshtra e dytë e LSDM është edhe shifra që produksioni do t’ia paguaj shtetit për shfrytëzimin e rrugës në lartësi prej 78. 000 euro. Nuk është e saktë se bëhet fjalë për 78.000 euro, bëhet fjalë për dy marrëveshje prej rreth 17,5 milion denarë prej të cilave 12,7 milion për marrëveshje që me NP për rrugë shtetërore e kanë arritur si kompensim për mbylljen e pikave të pagesës për ditët që do të mbyllet rruga dhe 4,8 milion denarë marrëveshje me NP “Makedonija Pat” për riparimin e rrugës rajonale Veles- Gradsko” thuhet në reagimin e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...