fbpx

Kallajxhiev: Mos të hymë në kurthin se çdo gjë duhet të përfundoj deri më 15 shtator

-

“Mendoj se tërë këtë tregim po e menaxhon opozita shumë keq- edhe më tej t’i mbaj anash shoqatat profesionale dhe sektorin e OJQ-ve. Ne jemi vendosur në situatë që të vendoset për ndonjë ligj esencial, që do të ketë ndikim në historinë e Maqedoni, a do të mund prej fillimit të krijohet shteti juridik. Opinioni s’duhet të futet në kurth se afati deri 15 shtator është dhënë nga Perëndia. Për fat të keq, edhe opozita po futet në kurth, kështu që edhe kandidatin që do ta propozojnë nuk duhet ta pranoj legjitimitetin e partive politike. Këto katër lider të partive s’mund të japin legjitimitet për institucion të këtillë serioz” tha profesori Gordan Kallajxhiev në debatin “Çfarë prokurori publik na duhet” që u mbajt në hotelin “Holiday In” në organizim të Fondacionit “Shoqëri e hapur – Maqedoni”.
Sipas tij, prokurorit special do t’i nevojiten 1 muaj që të grumbulloj ekipin e tij. Kallajxhiev thotë se po të ishte ai lider i opozitës, do të kishte biseduar me kandidatët para 1 muaji sepse disa kushte varen pikërisht prej tij.

“A mendoni se dikush aq lehtë do ta lë punën e tij dhe do ta lë kokën në thes brenda natës? Po të kishim ne prokuror të gatshëm, nuk do të ishte paraqitur në konkurs vetëm Marko Zvrlevski” tha Kallajxhiev në debat ku nuk u paraqit asnjë prokuror.

Profesoresha Mirjana Najçevska tha se angazhohet për idenë krahas prokurorit special të ketë edhe gjykatë speciale. Sipas saj, nuk nevojiten ndryshime në Kushtetutë që të emërohet prokurori special publik dhe kjo mund të bëhet në suazat e kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese.

“Prokurorin special publik duhet ta emëroj Kuvendi sepse vetëm kjo instancë e ka legjitimitetin e popullit” tha Najçevska.

Pjesëmarrësit në debat ishin edhe dr. Slagjana Taseva dhe Zharko Trajanovski ndërsa moderatore ishte Urania Pirovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.