Orav: Nuk ka plan B, patjetër të zgjidhet Prokurori Special

-

“Shumë njerëz më pyesin këto ditë nëse ka plan B, nëse më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special publik. Jo! Plan B nuk ka dhe deri më 15 shtator duhet të zgjidhet prokurori special”, deklaroi shefi I delegacionit të Misionit të BE-së në vend Aivo Orav.

Ai theksoi se deklaratat që mbrëmë janë dhënë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, lidhur me zgjedhjen e prokurorit publik special janë inkurajuese.

“’Kanë mbetur edhe disa çështje të hapura të cilat nëse nuk zgjidhen pas disa ditëve do të tejkalohen dhe do të arrihet marrëveshje rreth tyre që më 15 shtator të zgjidhet prokurori special”, tha Orav.

Sipas tij, katër partitë në qershor dhe korrik arritën të merren vesh, dhe kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme, por tani janë në një fazë shumë më të vështirë, e kjo është implementimi i asaj që është rënë dakord.

Opozita u kthye në Kuvend, që ishte njëri ndër elementet e marrëveshjes, e tani mbetet edhe një çështje tjetër e madhe, e kjo është që më 15 shtator të emërohet Prokurori Special.

 

 

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...