fbpx

Mexhiti: Të mos shfrytëzohen simbolet fetare për politikë ditore

-

Nëse mundet në Shkup të ketë dema dhe luana, ndoshta edhe një kopsh të plotë zoologjik, pse mos të vendoset edhe shqiponja dykrerëshe në këtë pjesë. Janë vendosur qindra përmendore nga ana tjetër, ku realisht një maqedonas edhe nuk i njeh shumicën e tyre, çka dhe si janë. Ndërsa në Çair në këto 10 vite i vendosëm Skenderbeun, Hasan Prishtinën dhe shqiponjën dykrerëshe” thotë kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në intervistën javore në Radio Evropën e Lirë.

Në lidhje me vendosjen e kryqit thotë se “edhe po të ishte përgjigje ndaj shqiponjës dykrerëshe, logjike do të ishte të vendoset ndonjë luan apo simbol etnik i maqedonasve”

“Qëndrimi jonë është se s’mund të keqpërdoren simbolet fetare për politikë ditore. Por, është çështje e rrezikshme dhe ne nuk do të hymë në këtë lojë të ndërtojmë minare e kështu me radhë sepse shqiptarët i përkasin të tre feve. Ne vlerësojmë se minarja duhet të jetë në xhami ndërsa kryqi në manastir apo kryq. Kryqi dhe minarja nuk e kanë vendin në udhëkryq apo rrugë” vlerëson Mexhiti.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.