fbpx

Mali Sharr nuk guxon të mbrohet vetëm në letër, apelojnë organizatat e shoqërisë civile

-

Koncesionet për hidrocentrale të vogla, prerja ilegale, gjuetia pa leje dhe urbanizimi i dhunshëm janë ndër rreziqet më të mëdha që i rrinë mbi kokë Malit Sharr. Derisa vazhdon procesi i shpalljes së një pjese të malit park kombëtar dhe në pritje të debateve publike midis popullatës lokale, ekologëve dhe institucioneve, publiku gjithnjë e më shumë po bën thirrje që mbrojtja e Sharrit nuk guxon të mbetet vetëm në letër, raporton Meta.

Ky rajon në të cilin ka një numër të madh të specieve endemike ose të rrezikuara me vlerë të jashtëzakonshme duhet të fitojë mbrojtje të menjëhershme dhe të mirëfilltë. Këto tema, thonë aktivistët, duhet të hapen edhe në debatet publike, të cilat u shtynë për një kohë të pacaktuar për shkak të numrit në rritje të pacientëve me kovid-19. Aktivistët mjedisorë janë veçanërisht të zëshëm kur bëhet fjalë për koncesione për hidrocentralet e vogla, me të cilat bllokohen lumenjtë e vegjël të nevojshëm për ruajtjen e biodiversitetin, ndërsa përfitimet energjetike janë të papërfillshme.

Shoqëria Ekologjike Maqedonase pret që gjatë debateve publike, të cilat i organizon Ministria e mjedisit jetësor të ketë përgjigje konkrete në lidhje me mënyrën se si do të menaxhohet parku i ardhshëm kombëtar, si dhe cilat do të jenë aktivitetet e lejuara dhe të ndaluara në zonat e veçanta të menaxhimit. Sidomos pasi kërcënimet ndaj natyrës së Malit Sharr mbeten edhe më tutje. Nga SHEM thonë se në një seri ngjarjesh publike që në bashkëpunim me Qendrën për edukim dhe zhvillim u zhvilluan në rajonin e Pollogut si pjesë e fushatës publike për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar, për të njoftuar popullatën lokale me përfitimet e shpalljes së një parku kombëtar, ka pasur reagime dhe qëndrime të ndryshme të qytetarëve, nga shumë pozitivë deri në shumë negative, përkatësisht siç pritej, ka individë dhe grupe që besojnë se me parkun kombëtar do të rrezikohen interesat e tyre.

“Problemi, për mendimin tonë, mund të vendoset në paqartësinë e kornizës ligjore, përkatësisht Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, i cili parashikon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe aktiviteteve rekreative dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, dhe të dyja në një mënyrë që nuk rrezikohen vlerat e këtij rajoni” thonë nga SHEM.

Këto aktivitete do të duhet të përcaktohen në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Parkut, qëllimi kryesor i të cilit është të përcaktojë aktualisht masa dhe aktivitete specifike për mbrojtjen e vlerave. Plani do të miratimin dhe sjelljen e Ligjit për shpallje të parkut kombëtar dhe krijimit të institucionit publik “Parku kombëtar”, i cili në rastin e Malit Sharr, si park i ri kombëtar, do të thotë se nuk ka praktikë të vendosur më parë të aktiviteteve të lejuara dhe të ndaluara.

“Përveç hidrocentraleve “të vogla”, prerja e paligjshme e drunjve , gjuetia pa leje dhe urbanizimi i vazhdueshëm, përkatësisht shfaqja e ndërtimeve të paligjshme nëpër mali, ka edhe ide për gërmimin e rrugëve të reja, ri dedikimin e konvertimin e tokës dhe të ngjashme. Ligji për shpalljen e parkut kombëtar dhe Plani i Menaxhimit, në mënyrë ideale, duhet t’i japë fund këtyre çështjeve të hapura, që nuk do të thotë se problemet do të zhduken me miratimin e ligjit. Organi i ardhshëm menaxhues do të ketë shumë punë për të kontrolluar këto fenomene, për të edukuar popullsinë dhe për të mundësuar aktivitete që do kenë përfitime nga mbrojtja e vendosur”, kanë theksuar Nga SHEM.

OJQ “Eko Guerila” kërkon që Mali Sharr të bëhet park kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrë kornizën e duhur ligjore për mbrojtje. Sidoqoftë, ambientalistët e Tetovës gjithashtu kërkojnë përgjegjësi nga institucionet që lëshuan koncesione për hidrocentrale të vogla.

“Nuk mund thjeshtë të mbyllim sytë dhe të themi që mbrojtja fillon tani, ndërsa ajo që ka ndodhur deri më tani është në rregull,” tha Ngadhnjim Memeti nga  “Eko Guerila”. Ai vë në pah se ata duan të kenë qasje në të gjithë dokumentacionin për dhënien e koncesioneve, veçanërisht Studimet e vlerësimit të ndikimit mbi mjedisin jetësor, ligjshmërinë të cilave do ta kontrollojnë ekspertë.

“Në Malin Sharr përveç hidromafisë, ekzistojnë edhe dy kërcënime tjera serioze, e ato janë prerja ilegale dhe gjuetia pa leje. Nga përvoja e deritanishme, ka shumë të ngjarë se ata do të mbeten problem edhe në të ardhmen, nëse nuk aktivizohet përfundimisht një kontroll i fortë dhe dënime të ashpra. Por dënime që do të shqiptohen me të vërtetë dhe do të prekin shkelësit e ligjeve. Çdo gjë tjetër do të jetë thjesht një pompë, pa asnjë efekt të vërtetë”, tha Memeti.

Procedura për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur aktualisht është në fazën e debateve publike, të cilat u shtynë për shkak të rritjes së numrit të pacientëve me kovid-19. Nga Ministria e mjedisit jetësor thonë se për momentin ata janë duke i përcaktuar mënyrat në të cilat do të organizohen debatet e reja publike dhe mbase do të kombinohen më shumë mënyra të komunikimit me publikun, për të shmangur rrezikun e mbledhjes së një grupeve më të mëdha të njerëzve në hapësira të mbyllura.

“Po këshillohemi se si të dëgjojmë publikun e prekur, në mënyrë që grupet e ndryshme të synuara të informohen saktësisht, të kontaktohen dhe të shprehin publikisht vërejtjet dhe komentet e tyre. Mbase, do të përdoren vegla të ndryshme, sepse ekziston një interes i madh publik për këtë çështje në aspekte të ndryshme të temës që pashmangshëm kërkojnë qasje tjetër gjatë përzgjedhjes së kanaleve dhe mjeteve të komunikimit”, thonë nga ministria, por nuk tregoi se kur do të mbahen debatet publike dhe nëse do të mbeten katër apo numri do ketë më tepër.

Nga iniciativa civile “Fronti i gjelbër“, ku janë bashkuar më tepër se 40 lëvizje qytetare, sot shpallën një peticion për ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në lumin Shkumbin, në lokalitetin Leshnicë, të cilën ia dërguan Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministrisë së transportit dhe lidhjeve dhe Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë.

Në peticion thuhet: “Me këto objekte po kryhet krim kundër natyrës dhe shkatërrim i zemrës së Sharrit. Gjithashtu, ka shumë gjasa se do të rrezikohet furnizimi i Tetovës me ujë për shkak të afërsisë së hidrocentraleve të vogla me basenin e Shkumbinit. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonën Smerald të Malit Sharr është në kundërshtim me Konventën e Bernës. Konventa e Aarhusit nuk është respektuar gjatë sigurimit të lejeve para ndërtimit. Gjithashtu nuk janë respektuar udhëzimet e Komunitetit energjetik në lidhje me zbatimin e procedurave të përshtatshme për vlerësimin e ndikimeve të hidrocentraleve të vogla që i marrin parasysh ndikimet kumulative.”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.