fbpx

Stojanov: Me këto numra të rasteve të reja, është e mundur që të vendoset përsëri karantinë

-

Masat restriktive që i vendosëm në fillim të epidemisë në mars, mund të vendosen sërish, deklaroi për Meta.mk drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, epidemiologu d-r Aleksandër Stojanov. Një skenar i këtillë do të ishte rezultat i numrit të lartë të rasteve të reja të ditëve të fundit.

“Është e mundur përsëri karantina dhe orët policore. Nëse kjo vazhdon kështu, nuk ka zgjidhje tjetër. Është e mundur që përsëri të mbyllen qytete nëse ka shumë të infektuar, siç ishte rasti me Dibrën. Nuk e di kur do të vendoseshim masat restriktive, ajo do të varet nga pasqyra epidemiologjike. Problem është se nuk kemi shumë krevate për mjekim dhe për këtë do të nevojite masa”, tha Stojanov, transmeton Portalb.mk.

Ai ka shtuar se po ashtu është e mundur që pushimi i nxënësve të fillojë në nëntor dhe të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm. Madje, ekziston edhe opsion që tërësisht të mbyllen shkollat, çerdhet objektet hotelierike dhe të gjitha objektet tjera që kanë mbledhume, ndërsa mundet që të vendoset të mos shkohet në punë.

“Do të kthehemi prapa” – është decid Stojanov.

Ai tha se nuk jemi vendi i vetëm në të cilën ndodhë kjo.

Nesër do të mblidhen anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive. Vendimet dhe propozimet e mbledhjes do të dorëzohen në Qeveri e cila duhet të vendos se a do t’i pranojë dhe a do t’i zbatojë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë miratuar 800.000 të vaksinës kundër covid-19 për Maqedoninë e Veriut, të cilat priten të vijnë në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas paralajmërimeve të ministrisë, vaksina e parë që do të miratohet në treg, do të shpërndahet në mënyrë të barabartë mes të gjitha vendeve anëtare që kanë aplikuar për të njëjtën përmes sistemit “Kovaks”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.