fbpx

LSDM propozoi ndërsa VMRO DPMNE nuk ka asgjë kundër që të marrin pjesë mediumet në bisedime

-

LSDM propozoi ndërsa VMRO DPMNE nuk ka asgjë kundër që të marrin pjesë mediumet në bisedimet e grupeve të punës, ku flitet për problemet e mediumeve. Robert Popovski, kryetari i grupit të punës së LSDM-së për mediumet, sot në konferencë shtypi para Klubit të deputetëve tha se propozimi mediumet dhe OJQ-të të marrin pjesë në procesin negociues do ta vendos në shqyrtim para përfaqësuesve të partive politike.

Negociatori i VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski thotë se do të veprojnë ashtu siç do të merren vesh partitë politike në Klubin e deputetëve, por dyshon në sinqeritetin e qëllimeve të LSDM-së.

“Ky propozim do të jetë dëshmi për atë se kush është për demokraci e kush jo. Ne rregullisht kishim konsultime me shoqatat e gazetarëve, të cilat i njoftuam për tërë atë që është diskutuar në Klubin e deputetëve” deklaroi Popovski.

Ai the se LSDM edhe më tej qëndron pas propozimeve të tyre për departizim të plotë të trupave që i rregullojnë mediumet, siç janë Agjencia e mediumeve dhe RTVM. Në pyetjen se prej ku i marrin idetë për këto propozime, Poposki tha se propozimet e tyre janë ofruar në bazë të raporteve të Pribes, OSBE-së dhe BE-së.

Dimovski tha se VMRO DPMNE është kategorikisht kundër këtyre propozimeve dhe se nuk do të pranoj censurë në mediumet pa marrë parasysh nga cila parti vjen propozimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.