fbpx

Lideres së muxhahedinëve nuk iu ndalua hyrja në Shqipëri nga SPAK

-

SPAK nuk i ka ndaluar hyrjen në Shqipëri lideres së muxhahedinëve, Maryam Rajavi, siç pretendohet në informacionet e përhapura nga media të ndryshme në Shqipëri. Verifikimi i Faktoje konfirmon se gjithçka është fryt i një dizinfomimi të qëllimshëm të mediave iraniane.

Në datën 3 gusht, mediat online në Shqipëri raportuan se SPAK i kishte ndaluar hyrjen në Shqipëri lideres së muxhahedinëve, Maryam Rajavi.

Donte të vizitonte kampin ‘Ashraf 3’ në Manëz, lideres së muxhahedinëve Maryam Rajavi i ndalohet hyrja në Shqipëri”, shkruan portali “Pamfleti.net”.

Artikulli i publikuar nga portali “Pamfleti.net”

Edhe portali “Noa.al” konfirmon lajmin e ndalimit të hyrjes në vendin tonë të lideres së muxhahedinëve. “SPAK i ndalon hyrjen në Shqipëri të lideres së muxhahedinëve”, shkruan ‘Noa.al’.

Artikulli i publikuar nga portali “Noa.al”

Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga mediat në Shqipëri, por ndryshe nga portalet e mësipërme, mediat e tjera janë treguar të kujdesshme që të japin që në titull burimin e informacionit.

Disa nga portalet e tjera që e kanë pasqyruar këtë artikull janë: Politiko.alLapsi.alBoldnews.alDosja.alTop NewsVox NewsJavanews.alStandart.alSyri.netGazeta Tema.

Në lidhje me këtë artikull që u publikua masivisht në mediat në Shqipëri, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion SPAK, ku ndër të tjera e pyetëm nëse shtetases Maryam Rajavi i ishte ndaluar/refuzuar hyrja në Shqipëri.

Në përgjigjen zyrtare që mban datën 3 gusht, ky institucion sqaron për Faktoje se: “Ndaj shtetases Maryam Rajavi nuk është caktuar asnjë masë ndaluese apo masë tjetër shtrënguese për llogari të procedimit penal që po ndjek Prokuroria e Posaçme”.

Maryam Rajavi është udhëheqësja e muxhahedinëve të Iranit, një organizatë që advokon për përmbysjen e qeverisë iraniane dhe është presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane.

Lidhur me pretendimin se liderja e muxhahedinëve kishte dalë nga Shqipëria pas trazirave në kampin e MEK për t’u drejtuar në Francë, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion edhe Policisë së Shtetit. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi një përgjigje nga ky institucion.

Si erdhi ky informacion te mediat në Shqipëri?

Nga një kërkim i bërë rezulton se burim i këtij informacioni të pakonfirmuar është “Tasnim News Agency”, një media që i shërben propagandës së Iranit dhe kjo shihet qartë edhe në mënyrën e raportimit nga kjo agjenci.

Referuar informacioneve në rrjet, “Agjencia e Lajmeve Tasnim” është një agjenci lajmesh gjysmë zyrtare në Iran dhe ajo ka lidhje me Korpusin e Gardës Revolucionare.

Ky informacion është shpërndarë edhe nga një media tjetër që mbështet propagandën e Iranit, që mban emrin “Shargh”.

Kjo media shkruan ndër të tjera: “Burime të informuara sigurie i thanë Agjencisë së Lajmeve Tasnim me bazë në Teheran se Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) e Shqipërisë e ndaloi Rajavin të hynte në vend pas shqyrtimit të dokumenteve që tregojnë se MKO ka udhëhequr veprime terroriste brenda Iranit”.

Mirëpo, përgjigjia zyrtare e SPAK hedh poshtë këtë propagandë të Iranit, që zuri një hapësirë të rëndësishme edhe në mediat në Shqipëri. Që prej pranimit të muxhahedinëve nga Shqipëria, autoritetet iraniane janë përpjekur të krijojnë fushata dizinformimi ndaj këtij komuniteti me qëllim nxitjen e urrejtjes ndaj tyre.

Në një artikull të publikuar më 1 gusht, Faktoje konfirmoi referuar informacioneve nga SPAK dhe Policia e Shtetit se pajisjet kompjuterike të sekuestruara gjatë kontrollit në kampin “Ashraf 3“ në Manzë, nuk ishin dërguar në Iran.

Shënim:

Data 11 gusht 2023 website noa.al dhe faqja në Facebook e Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA e kanë korrigjuar pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.