fbpx

Padi penale për pjesmarrësit në vrasjen dhe të shtënave në Tetovë

-

SPB-ja ­Tetovë parashtroi padi penale kundër R.J.(30) dhe A.M.(23) të dy nga Reçica e Madhe, të cilët janë të dyshuar në lidhje me këmbim zjarrin të premten më 10 prill rreth orës 22 që ndodhi në kafe barin Kod në Tetovë, ka informuar sot zëdhënësi i SPB­së Tetovë, Marjan Josifovski.

“I paraqituri i parë R.J. menjëherë pas këmbimit të zjarrit në të cilin 6 persona janë lënduar me armë zjarri me ç’rast A.A. (22) i është nënshtruar lëndimeve, ka ikur dhe pas tij është lëshuar hetim, derisa i paraqituri i dytë A.M. dje është nxjerrë para gjykatës në procedurën paraprake e cila i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Josifovki.

Për informatat e tjera për rastin nga policia udhëzuan drejt prokurorisë publike prej ku paralajmëruan se shumë shpejt do të ketë kumtesë në ueb faqen e tyre zyrtare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.