fbpx

Dimitrov: BE-ja të merr qendrim më të fuqishëm për çështjen e Maqedonisë

-

Bashkimi Evropian duhet doemos të marr qëndrim më të fuqishëm për krizën politike në Maqedoni. Brukseli duhet të thotë qartazi se Maqedonia tashmë nuk është në demokraci funksionale, dhe ta thirr qeverinë të jap dorëheqje dhe të mbështesë formimin  Qeverisë së përkohshme”-  thuhet në tekstin e  botuar në “New York Times”, ndërsa të firmosur nga ish ambasadori Nikiola Dimitrov  i cili  është pjesë  treshes holandeze.

“BE-ja  duhet të ndihmojë reformimin e institucioneve shtetërore dhe zbatimin e hetimit të pavarur lidhur me akuzat dhe materialet që publikoi lideri i LSDM-së, si dhe të asistojë në përgatitjen e zgjedhjeve korrekte dhe të lira. Sipas tij, nëse partia në pushtet nuk bashkëpunon, Brukseli duhet t’i kërcënohet se do ta bllokojë procesin e aderimit të Maqedonisë në BE. Pasi që vendi të rimëkëmbet, siç shkruan Dimitrovi duhet t’i hapet rruga drejt BE-së nga problemi me Greqinë” thuhet në artikull.

 “Kjo është e rëndësishme, për kredibilitetin e zgjerimit të BE-së njëjtë siç është për ardhmërinë e Maqedonisë.  Kriza me të cilën përballet vendi im , paraqet dështimin e politikës shumë të dëshiruar për zgjerimin e Europës. Nëse bisedimet aderuese filluan para disa ditëve sot forcat reformiste në Maqedoni do të ishin shumë të fuqishme dhe me siguri problemet aktuale, do të mund të evitoheshin”- shprehet Dimitrov  artikullin e botuar “New York Times”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.