Ndaj konferncës për shtyp të LSDM-së në Ohër, ka reaguar VMRO DPMNE-ja, e cila hedh poshtë akuzat për arrestim politik të Aleksandar Petrevskit. Sipas VMRO-së, LSDM-ja po tenton që përmes materialeve të krijuara dhe montuara të fshehë qeverisjen kriminale të ish kryetarit të Ohrit nga radhët e tyre. “Qytetarët e mbajnë mend se pikërisht LSDM-ja dhe Petrevski në Ohër qeverisnin në mënyrë kriminele, me ryshfete dhe presione ndaj qytetarëve. LSDM-ja dhe Petrevski aq shumë u thelluan në krimet e tyre në Ohër, sa që lanë komunën me mbi 50 milion euro borxhe, duke e bërë komunën me më shumë borxhe në këtë pjesë të Evropës” , thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.