fbpx

Ku ishte BFI-ja 25 vite?

-

Edhe një shqiptarë i Maqedonisë e humbi jetën në betejat e Sirisë, si xhihadist vullnetar, me të cilin numri i shtetasve shqiptar të Maqedonisë, sipas informatave të deritanishme, tregojnë 14 persona.

Informatën për vdekjen e Sadik Xhemailit (25) vjen në të njëjtën kohë me njoftimin e projektit të BFI-së në të cilin, përveç masave për frenimin e rasteve të regrutimit të njerëzve nga bashkësia islame, propozohen edhe masa për risocializimin e tyre.

  • Si tu ndihmohet prioriteteve të projektit jep shpresë se ai është i vendosur në krye dhe vjen në ndeshje me dispozitën e ligjit penal (i miratuar jo shumë herët si masë represive kthimin e xhihadistëve potencial vullnetar dhe sanksionimin e atyre që ishin në frontin e Lindjes së Mesme). Përsëri, njohësit e gjendjes parësinë e masave e lënë në preventivë, gjegjësisht në kthimin myslimanëve të rinj nga aventurat e tilla të rrezikshme.
  • Nga ana tjetër, këto iniciativa rrjedhin pas masakrit të javores satirike “Charlie Hebdo”, edhe pse rekrutimi i ekstremistëve është i pranishëm disa vite. Sipas të dhënave operative të MPB, në Maqedoni është vërejtur qysh nga viti 2012.
  • Projekti “Stop radter (STOP radTerr), i cili kërkon që të realizon BFI, pas analizës që e mëbë konstatuam se shumë është punuar nga aspekti metodologjik, që përfshin komponentë, hapat e profilet që do të çojnë deri në realizimin e rezultateve të pritura, ndalimin e rekrutimit të personave për pjesmarje në beteja të ndryshme në botë dhe risocializimin e atyre që kthehen – thotë profesori i sociologjisë nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Ali Pajaziti.

Pajaziti duke përmbledhur qëndrimin e tij rreth kësaj çështje, në mënyrë të kritikës tha se projekti i BFI-së dhe përskaj qëndrueshmërisë është e vonshme, dhe qëndrimi aktual është i dobët i këtij trupi kryesor nga ajo “mejnstrim” islami të lëshon rrënjë midis myslimanëve në vend.

  • Pyetjen të cilën e parashtron secili besimtar është se, përse Bashkësi Islame ketë dy dekada e gjysmë nuk ishte në promovimin e islamit, përse nuk aktivizoi shumë brasha të teologëve që të thirin në kuptimin e vërtetë të religjionit, pse lejoi fraksione të ndryshme të jenë më vizibile për popullatën e re dhe më gjërë? Pse në aspektin e publikimeve dhe literaturës nuk mund caktohen një shtëpi e vogël botuese, të cilën e udhëheqin  dy – tre laik që publikoj libra për islamin, a ka rreth 500 teolog në vendin që janë ekip i mjaftueshëm për gjenerim të interpretime profesionale, seminare, tribuna. Mendoj se duhet të rregullohet dhe plotësohet e humbura me një projekt, e ajo është pamundur. Ky projekt do të ishte i suksesshëm nëse nuk do të kishim internetin, i cili mundëson që çdokush të ketë qasje në gjitha ligjëratat, nga teologët e ndryshëm, liderët që rajonalizohen dhe globalizohen për çdo ditë – thotë Pajaziti.

Analisti Ramadan Ramadani, thotë se, edhe pse nuk është i njohur në detaje në projektit,në përgjithësi vlerëson se ai është i mirë, por shton se aspektin e numrit të luftëtarëve në ShI, gjendja në vend nuk është aq shqetësuese.

  • Projekte të tilla ka në botë dhe janë të zbatueshëm. Nuk e di se sa duhet të ritet frika në Maqedoni,sepse sipas institucioneve relevante ndërkombëtare, numri i personave të tillë nga vendi është i vogël. Megjithatë, projektet e tilla janë të mira për kontekstin në Maqedoni, po edhe nga ajo se vijnë nga BFI-ja – thotë Ramadan Ramadani.

Deri më tani nuk ka numër oficial të shtetasve të Maqedonisë që luftojnë në rradhët e ShI. Ish deputeti dhe ministr i punëve të brendshme, Pavle Trajanov, deklaroi për “META” se vlerësimet momentale se numri i xhihadistëve vullnetar nga Maqedonia është rreth një qind.

Para tre ditëve  Instituti Internacional për studimin e radikalizmit dhe dhunës politike (ICSR), botoi një raport mbi numrin e të huajve të cilët janë duke luftuar në radhët e Shtetit Islamik.

Sipas raportit të qendrës me bazë në Londër, nga Maqedonia në rradhët e ShI ka 12 persona që është me pak nga numri i të vdekurve , e bazuar nga informatat me të cilat disponon për secilin shtet.

Nga vendet e rajonit, numri sipas ICSR është:

  • Bosnja dhe Hercegovina, 330 njerëz
  • Shqipëria, 90 njerëz
  • Kosova 100-150
  • Serbia, 50-70

Nga vendet e Evropës Perëndimore, sipas raportit më shumë militant radikal në Siri dhe Irak ka prej Francë – 1.200, Britanisë së Madhe prej 200 deri 600, po aq edhe nga Gjermania.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.