fbpx

Personat zyrtarë që posedojnë armë duhet të vizitojnë psikiatrin

-

Personat zyrtarë që posedojnë armë, përveç kontrolleve të rregullta sistematike, patjetër do të duhet të vizitojnë psikolog dhe psikiatër. Vendimi i këtillë është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në të cilën janë shqyrtuar disa zgjidhje ligjore të cilat do të futen në disa ligje. Zëdhënësi Aleksandar Gjorgjiev tha se psikologët dhe psikiatrët do të duhet të japin raport për gjendjen psikike të funksionarit dhe të tregojnë se ai person mund të mbaj armë në mënyrë të sigurt.
Pasi të fillojë procedura zyrtare për vepër penale ose shkelje me elemente të dhunës, MPB dhe qendrat për punë sociale do të duhet në afat prej 24 orëve të lajmërojnë institucionin ku punon personi ndërsa institucioni patjetër duhet t’ia merr armën dhe municionin. Pas kësaj, i dyshuari do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve psikologjike dhe psikiatrike.
-Mbikëqyrësi i personit i cili dyshohet për dhunë është i obliguar të punësuarin ta zhvendos në pozitë tjetër, ku nuk do të ketë kontakt me armë- tha Gjorgjiev.
Siç theksoi zëdhënësi, me këto ndryshime mundësohet institucionet në kohë të reagojnë që të zvogëlohen rastet e këtij lloji të devijimit në Maqedoni.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.