fbpx

Janeva: Tre ditë më mbani qëllimisht këtu që mos të mund të punoj

-

Filloi debati i Komisionit në të cilin shqyrtohet raporti i funksionimit të PSP-së dhe ku deputetët i parashtrojnë pyetje prokurores speciale, Katica Janeva.

“Tre ditë më mbani qëllimisht këtu që mos të mund të punoj. Tre ditë qëndroj këtu dhe përgjigjem në pyetje të njëjta. Qëllimisht më mbani këtu që mos të punoj” i tha Janeva deputetët Kërste Mukoski i cili tha se është e paaftë dhe se nuk din të punoj.

Mukoski tha se Janeva është e obliguar që të jep raport financiar dhe se dy ditët e kaluar ka treguar se nuk duhet të jetë këtu dhe se duhet të kërkoj falje apo të jep dorëheqje.

“Duam të dimë në çka i keni shpenzuar paratë dhe kërkojmë raport të plotë financiar. Ne këtu flasim për raportin e Pribes, sepse 15 faqet e juaja s’ka pse të diskutohen” tha Mukoski.

Janeva i tregoi Mukoskit për të gjitha obstruksionet që PSP i ka pasur për rastin “Puçi”.

Ndaj kësaj, Mukoski kërkoi falje para qytetarëve që para një viti ka votuar për formimin e PSP-së.

Seanca e djeshme u ndërpre pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore Janevës, por sot ajo është sërish në mesin e deputetëve.

Në seancën e Komisionit për sistem politik dhe raporte mes komuniteteve prezent është edhe prokurori publik republikan, Marko Zvërlevski.

Para fillimit të seancës, deputetët Petre Shilegov nga LSDm dhe Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE dënuan sulmet e djeshme dhe montimet e fotografive për koleget deputete.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.