fbpx

Janë shitur mbi 11.600 kartela dhe taga për taksën rrugore, së shpejti edhe post-pejd pagesë

-

Brenda katër muajsh, shoferët kanë blerë 11.615 M-kart dhe M-tag aparate elektronike për të paguar taksën rrugore. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” informon që brenda një muaji duhet të përfundojnë konsultimet me bankat, më pas do të lëshohet në funksion edhe post-pejd pagesa elektronike për taksë rrugore.

Në shtator dhe tetor këtë vit janë shitur gjithsej 3.494 kartela elektronike dhe taga për taksë rrugore. Shoferët në këtë periudhë kanë realizuar 18.392 mbushje individuale të aparateve elektronike, me ç’rast nga shitja aparateve dhe nga mbushjet e tyre është realizuar gjithsej qarkullim që kap shumën 624.748 euro vetëm në periudhën prej këtyre dy muajve.

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informon që në këtë moment bëhet vlerësimi i ofertave që kanë arritur për të përzgjedhur kompaninë, e cila do ta instalojë arkëtimin elektronik të taksës rrugore edhe në autostradën përgjatë Korridorit 8. Me realizim të këtij projekti edhe qytetarëve të cilët udhëtojnë nëpër autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar do të kenë mundësi të paguajnë me aparate elektronike.

– Aparatet e njëjta për pagesë elektronike të taksës rrugore – taga dhe smart kartela pa kontakt, të cilat përdoren në Korridorin 10, do të përdoren për pagesë elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8 – informojnë nga NP për rrugë shtetërore.

Pagesa elektronike e taksave rrugore përgjatë Korridorit 10  është instaluar më 3 korrik të këtij viti. Këtë vjeshtë është nënshkruar kontratë e re që kapë shumën 13.7 milionë euro për modernizim të pikave për pagesë të taksës rrugore përgjatë Korridorit 8, si dhe për ndërtim të tre pikave të reja për taksë rrugore në autostradat Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.